Vijon puna për vendosjen e urës së madhe në Kukës! Rama: I jep zgjidhje nyjes së vjetër lidhëse të dy anëve të liqenit të Fierzës me rrugën kombëtare (VIDEO)

Në Kukës po shkohet drejt finalizimit të një nga operacioneve më delikate, atë të lëvizjes së Urës se madhe metalike nëpërmjet lundrimit në Liqenin e Fierzës nga sheshi i montimit drejt pozicionit final mbi pila.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga momentet e fundit të punës së gjatë për ndërtimin e Urës së Re të Kukësit.

Kreu i qeverisë thotë se kjo urë, jo vetëm i jep zgjidhje një nyje të vjetër që lidh të dy anët e liqenit me rrugën kombëtare, por po sjell edhe një shenjë të bukur, kuptimplote nga dimensioni inxhinierik dhe estetik, për të gjithë udhëtarët në atë rrugë.

‘Mirëmëngjes dhe me momentet e fundit të punës së gjatë për ndërtimin e një vepre të madhe publike si Ura e Re e Kukësit, e cila jo vetëm i jep zgjidhje një nyje të vjetër që lidh të dy anët e liqenit me rrugën kombëtare, por po sjell edhe një shenjë të bukur, kuptimplote nga dimensioni inxhinierik dhe estetik, për të gjithë udhëtarët në atë rrugë, të dielën e lumtur.’- shkruan Rama.

Ura e Madhe e Kukësit mbi lumin Drin është projektuar nga inxhinieri italian Giorgio Rizzo.

Ura është strukture hark me celik Corten dhe ka një gjatësi totale prej 310 metra, ndërsa harku metalik ka një bazë prej 270 metra, një lartësi prej 56 metra dhe peshon rreth 5000 ton. Ky projekt i madh financohet nga konçesionari i Rrugës së Kombit dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj, raporton gazetari i Report Tv, Benet Beqiri.

Procedura e spostimit dhe vendosjes mbi pila ka një metodologji shumë të veçantë për mënyrën se si është konceptuar dhe si po realizohet. Kalimi i urës nga bregu lindor i liqenit në bregun perëndimor po kryhet përmes dy vaskave lundruese betonarme dhe me ndihmën e pistonave me kavo tërheqëse.

Ura është investim prej 50 milionë eurosh dhe do të bashkojë brigjet e Drinit në Rrugën e Kombit. Ajo do të zëvendësojë urën e vjetër ekzistuese. Ura e Madhe pritet të jetë në funksion të udhëtarëve gjatë sezonit veror. Do të ketë 4 korsi, në dy kahet e lëvizjes me ndarës trafiku të ndërmjetëm dhe me kavo çeliku që fiksohen nga bazamenti në harkun e urës.

Ndërkohë, segmenti 3 kilometra i aksit Kukës-Morinë në rrugën e Kombit vijon të jetë i  bllokuar për shkak të vendosjes së Urës së Madhe mbi Drin. Asnjë automjet nuk do të qarkullojë deri në rrëshqitjen përfundimtare të urës mbi dy bazamentet prej betoni që brenda pak ditësh do të përfundojë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Marjana Kuçi: 03/03/2024 08:54

    Unë flasë për këtu që jam ,në Gjermani

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Juventus 'lë nam', barazon 2-2 me Cagliarin në Sardegna

VIDEO/ Juventus 'lë nam', barazon 2-2 me Cagliarin në Sardegna