Pësoi 2 herë hemoragji cereblare, veprat e 32 artistëve sot në Ankand, për të mbështetur Genc Mulliqin, që po kurohet në Turqi!

Pësoi 2 herë hemoragji cereblare, veprat e 32 artistëve sot në Ankand, për të mbështetur Genc Mulliqin, që po kurohet në Turqi!

Genc Mulliqi

Ankand për të ndihmuar një mik. 32 artistë, të artit pamor dhe jo vetëm, morën pjesë dje në galerinë “Kalo”, në mbështetje të mikut të tyre, Genc Mulliqit, piktor, skulptor e pedagog, i cili është duke u kuruar në Turqi, pas problemeve të rënda shëndetësore (ka pësuar dy herë hemoragji cereblare).

Në orën 19.30, gjatë pjesës së parë të mbrëmjes u mbajt një diskutim me qëllim, shpërndarjen e informacionit për atë që çka ka ngjarë në skenën e artit vizual në vend në tri dekadat e fundit.

Ndërsa prej orës 20.30 nisi ankandi, pjesë e të cilit janë artistët më në zë vendas, si Helidon Haliti, Albes Fusha, Petraq Papa etj. Të interesuarit mund të vijojnë që të blejnë veprat në mbështetje të artit, por veçmas të piktorit e skulptorit Genc Mulliqi, në këtë moment nevoje.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste!  Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste! Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty