Një 54-vjeçar shqiptar humbi jetën në një aksident në Greqi të premten. Shqiptari po udhëtonte me motor në Selanik kur u përplas nga një makinë. Për shkak të përplasjes, ai përfundoi i shtrirë në rrugë.
Mediat greke raportojnë se 54-vjeçari pësoi infarkt për shkak të plagëve të shumta që pësoi nga aksidenti.
Ambulanca shkoi në vendngjarje dhe e dërguan 54-vjeçarin në spitalin Hipokrati me shpresën se do të mbijetonte, por ai vdiq pavarësisht përpjekjes së personelit shëndetësor.
Komento