Këngëtari i njohur i muzikës popullore greke Giorgos Mazonakis ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga Ministria e Shëndetësisë.
Sipas mediave, ai u dërgua në spital në gjendje kritike pas një ataku kardiak dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk mundi t’ia dilte mbanë.
Giorgos Mazonakis lindi më 4 mars 1972 dhe u rrit në Nikea të Pireut, por origjinën e kishte nga Sitia e Kretës.
Ai u rrit duke dëgjuar këngë klasike të muzikës popullore greke, nga zëra si Stratos Dionisiou, Giannis Parios, Marinella dhe Haris Alexiou, por edhe shumë ‘rock’. Shumë shpejt, në moshën 15-vjeçare, kuptoi se ajo që dëshironte vërtet ishte të bëhej këngëtar.
Në verën e vitit 1992 ai u zbulua nga Universal Music.
Giorgos Mazonakis u dallua për temperamentin e tij të veçantë, interpretimin unik dhe pikëpamjet novatore. Ai ndryshoi mënyrën e argëtimit të natës, me performancat e tij jashtëzakonisht të suksesshme në klubet e njohura të natës në Athinë.










Komente
Komento