Pësoi djegie të rënda së bashku me babain e tij pas shpërthimit të bombulës në banesë, ndërron jetë në spital 34 vjeçari nga Maliqi (EMRI)

Ka ndërruar jetë Taulant Konica, 34 vjeçari i cili prej mbrëmjes së 17 dhjetorit, trajtohej në spitalin e 'Djegie Plastikës' në Tiranë, ku u dërgua pas shpërthimit të bombulës së gazit brenda banesës së tij në Maliq të Korçës.

Shpërthimi ndodhi rreth pasdites së 17 dhjetorit brenda banesës në pronësi të 59 vjeçarit, Refat Konica i cili po ashtu po trajtohet ende tek spitali i Traumës. I plagosur ka mbetur edhe familjari i tyre A.M, 40 vjeç i cili ndodhej me ta në momentin e shpërthimit.

Të tre të plagosurit, u nisën drejt spitalit të Korçës por për shkak të djegieve të shumta të pësuara, u transportuan me urgjencë për në spitalin e 'Djegieve Plastikës' në Tiranë për një trajtim më të specializuar. Por fatkeqësisht, 34 vjeçari, nuk arriti t’u mbijetonte djegieve të shumta.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!