Shpërthen bombola e gazit brenda banesës në Maliq, 3 persona pësojnë djegie të rënda trupore! Dërgohen me urgjencë për trajtim në Tiranë

Tre persona kanë pësuar djegie të rënda trupore pas shpërthimit të një bombule gazi brenda banesës së tyre në Maliq të Korçës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:15 në fshatin Vashtëmi në banesën e shtetasit R.K 59 vjeç. Shkak për shpërthimin e bombolës është bërë pakujdesia. Për pasojë është plagosur kryefamiljari i shtëpisë, 59 vjeçari R.K, djali i tij T.K, 34 vjeç dhe familjari i tyre, A.M, 40 vjeç.

Të tre të plagosurit janë transportuar drejt spitalit të Korcës dhe prej aty janë nisur me urgjencë drejt Tiranës ku po marrin trajtimin e duhur mjekësor. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të plota të shpërthimit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:45
Shpërthimi i bombolës brenda banesës në Maliq, të plagosurit dërgohen me urgjencë në Tiranë, kanë pësuar djegie të rënda

1665225878_ambulance.JPG

Tre personat që u plagosën nga shpërthimi i bombolës së gazit brenda banesës në pronësi të 59 vjeçarit Refat Konica, janë dërguar me urgjencë në Tiranë, ku do të tajtohen nga specialistë pasi raportohet se kanë pësuar djegie të rënda.

B.V/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës