UEFA ka vendosur të largojë gjyqtarin Istvan Kovacs nga arbitrimi i ndeshjeve në garat europiane për pjesën e mbetur të sezonit. Ky vendim vjen pas punës së tij të diskutueshme në fitoren 1:0 të Milanit në Ligën e Kampionëve përballë Napolit.
Kjo ndeshje e parë mes dy skuadrave italiane e vlefshme për çerekfinalet e kompeticionit, ishte e tensionuar brenda dhe jashtë fushës, dhe duket se skuadra e Milanit është ndihmuar nga një sërë vendimesh nga gjyqtari rumun.
Nga kjo ndeshje dolën shumë raste të diskutueshme, të cilat nuk i pëlqyen as klubeve.
Siç raporton gazetari italian, Luca Cerchione, UEFA ka vendosur që Kovacs të mos drejtojë më asnjë ndeshje evropiane për pjesën tjetër të sezonit si rezultat i punës së tij nga ndeshja e parë çerekfinale mes Milanit dhe Napolit
Kovacs kishte drejtuar katër ndeshje të Ligës së Kampionëve këtë sezon përpara ndeshjes mes Milanit dhe Napolit, duke përfshirë fitoren 5-2 të Real Madridit ndaj Liverpoolit në raundin e kaluar.