VIDEO/ Milani e bën rrugë, mund Napolin edhe në Champions League! Shkëlqen Maignan

Milan fitoi 1-0 me Napolin në çerekfinalen e parë të Champions League. Dueli i zhvilluar në "San Siron" e tejmbushur pa kuqezinjtë në formë të mirë, teksa vendosi goli i Bennacer në minutën e 40-të. Pas një kundërsulmi në pjesën e parë dhe asisti të Leaos, Bennacer ia ndali sferën në rrjetë Meret.

Kuqezinjtë e Piolit iu falën edhe formës së mirë të portierit Maignan, që ishte më i vlerësuari te të tijtë dhe gjithë lojtarëve në fushë duke merituar notën 8.4, teksa në fushë për 90 minuta luajti edhe Rrahmani te miqtë, me kapitenin e Kosovës që mori karton të verdhë.

Me një gol avantazh, Milan udhëton javën që vjen në "Diego Armando Maradona" me një moral të lartë, duke dashur të kalojë mes katër skuadrave më të mira në Europë. Pas fitores 0-4 në kampionat, tanimë kuqezinjtë mposhtin kryesuesit e Serie A edhe në Champions League.

S.Dh/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh