SARANDË- Dy automjete janë përplasur ku kanë mbetur të lënduar pesë persona, dy drejtuesit e mjeteve dhe tre pasagjerë. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:25, në vendin e quajtur "Ura e Gajdarit" në Finiq të Sarandës.

Dy automjetet e përplasura janë të tipit Benz Mercedes në pronësi të shtetasve E.V dhe P.D.

Pesë të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Sarandës dhe janë  jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë po punohet për zbardhjen e ngjarjes.