Përplasen makinat kokë më kokë në Korçë, dy të plagosur rëndë, shoferi i mbuluar nga gjaku (Pamjet)

Një tjetër aksident me një të plagosur është shënuar paraditen e sotme në fshatin Pirg në aksin Korçë-Pogradec. Si pasojë e përplasjes së dy makinave janë plagosur rëndë dy drejtuesit.

Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes, ku duket njëri nga dy të plagosurit i mbuluar nga gjaku. Ai së bashku me drejtuesin tjetër të makinës janë transportuar fillimisht në spitalin e Korçës për ndihmë të parë dhe më pas drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Ky është aksidenti i tretë që regjistrohet brenda pak orëve ditën e sotme, pasi tetë persona u plagosën nga dy aksidente të tjera në Finiq dhe Tiranë.

Makinat e aksidentuara sot në Korçë

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë