Vrau kunatin se i kishte përdhunuar vajzën nga martesa e parë, 50-vjeçari shqiptar paraqitet në gjykatë! Gruaja e autorit mbron vëllain e ndjerë: Nuk besoj se e ka bërë

Prokurori i Plemmeliodikon Volos ka ngritur akuzën për vrasje me dashje ndaj 50-vjeçarit që vrau kunatin 33-vjeçar, pasi mësoi nga vajza e tij, se 33-vjeçari kishte përdhunuar këtë të fundit në moshën 9-vjeçare.

Gruaja e 50-vjeçarit shqiptar, i cili vrau kunatin pasi sipas tij i kishte përdhunuar dhe shantazhuar vajzën që e kishte nga një martesë e mëparshme, ka dalë kundër burrit të saj duke mbrojtur vëllain e ndjerë.

Sipas mediave greke, pas vrasjes së vëllait të saj të identifikuar si Erion Pelivani, nga bashkëshorti 50-vjeçar, gruaja ka shkëputur totalisht kontaktet me këtë të fundit.

Ndër të tjera, raportohet se ajo ka hedhur poshtë pretendimet e bashkëshortit, duke thënë se vëllai i saj i ndjerë nuk ka përdhunuar apo shantazhuar vajzën, të cilën 50-vjeçari e kishte nga një martesë e mëparshme, në moshën 9-vjeçare, tashmë 18.

Për më tepër, gruaja ka theksuar se edhe nëse akuzat ndaj vëllait të saj do të ishin të vërteta, bashkëshorti 50-vjeçar nuk duhej ta vriste.

“Nuk dija asgjë! Ai vuajti atë që pësoi vajza dhe e tha tani, na mbylli shtëpinë… Këtë krim që bëri im shoq nuk duhej ta bënte… Askush nuk ka të drejtë të vrasë askënd. Kam duruar gjithë këto vite, kam rritur fëmijët e tij. Vajza e tij vinte në shtëpi dy herë në javë. Nuk besoj se vëllai im i ka bërë gjë asaj”,- tha ajo.

“Çfarëdo që të ishte bërë, ka një ligj, ai nuk duhet t'i bënte këto gjëra. Së bashku kemi një vajzë që tani është 10 vjeç...” tha njerka e 18-vjeçares për 50-vjeçarin që ka tri vajza nga një martesë e mëparshme.

Pavarësisht se banorët e fshatit Argallasti në Greqi, ku banonte autori 50-vjeçar, e cilësojnë atë si një njeri “të qetë, punëtor dhe familjar”, bashkëshortja e tij njëkohësisht e motra e viktimës është shprehur se 50-vjeçari nuk është një njeri i mirë dhe tepër impulsiv.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:06
Vrau kunatin se i kishte përdhunuar vajzën nga martesa e parë, 50-vjeçari shqiptar paraqitet në gjykatë i akuzuar për vrasje me dashje

1705007798_filvuilgvului.JPG

50-vjeçari në gjykatë

Prokurori i Plemmeliodikon Volos ka ngritur akuzën për vrasje me dashje ndaj 50-vjeçarit që vrau kunatin 33-vjeçar, pasi mësoi nga vajza e tij, se 33-vjeçari kishte përdhunuar këtë të fundit në moshën 9-vjeçare.

Pas daljes nga gjykata, avokati mbrojtës i 50-vjeçarit, Mich. Vasilikos ka deklaruar se i pandehuri është në gjendje të keqe psikologjike.

Avokati ka shtuar se gruaja e tij ka deklaruar se nuk e dinte që vëllai i saj ka përdhunuar vajzën e burrit që e kishte nga një martesë e mëparshme.

Dy motrat e tjera të 18-vjeçares thuhet se e dinin deri diku se çfarë kishte ndodhur, por jo të vërtetën absolute.

K.M/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ai: 12/01/2024 07:45

    Nuk arrij te kuptoj njerken se ku e gjen kurajon dhe bon ate deklerate PO SIKUR TE ISHTE VAJZA JOTE DO TE FLISJE NE ATE MENYRE YT RACE M... MYLL GOJEN DHE RRI URTE. E drejta jote te besh çar te dush me burrin tat ta ndash apo ta mbash akoma por jo te folesh ne ate menyre.

    Përgjigju
    • Tani: 12/01/2024 08:31

      Se te bien ne pjes funderrina te tilla perfundimi te besh ate qebton femijen tend dhe kjo moter e atij plehre esht

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja