Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë i Hungarisë, Peter Szijarto tha ditën e sotme në Bruksel se Hungaria do të votojë kundër rezolutës për Srebrenicën.
Në konferencën për shtyp, pas takimit me presidentin e Republikës Srpska, Milorad Dodik, Szijarto theksoi se rezoluta me dashje apo pa dashje 'demonizon' gjithë popullin serb për tragjedinë në Srebrenicë, shkruajnë mediat vendase.
"Bosnje-Hercegovina ka bërë hapa seriozë në rrugën e integrimit evropian. Në mars, u vendos që të fillojë procesi i negociatave për anëtarësimin në BE. Është e rëndësishme që të gjitha entitetet dhe popujt në Bosnje-Hercegovinë të japin kontributin e tyre", tha Szijarto.
Sesioni i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ku do të shqyrtohet rezoluta për Srebrenicën është caktuar më 23 maj.