Petersen: I zhgënjyer me lidershipin
e Kosovës, në 7 vite s'krijuan siguri

Petersen: I zhgënjyer me lidershipin<br />e Kosovës, në 7 vite s'krijuan siguri
Largimi i mijëra kosovarëve drejt vendeve të Evropës ishte përgjigjja më e qartë se klasa politike kosovare në shtatë vjetët pas pavarësisë ka dështuar të krijojë një ambient të sigurt dhe shpresëdhënëse për popullin e tij. Kështu ka deklaruar ish-shefi i UNMIK-ut për periudhën qershor 2004 – qershor 2006, Danezi Soren Jessen-Petersen.

Në një intervistë ekskluzive dhënë për një media kosovare,  Petersen i piketon disa nga sektorët kyçë, ku Kosova ka stagnuar gjatë shtatë viteve të pavarësisë, përfshirë dështimin në ekonomi, arsim, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e mbi të gjitha nuk ka arritur të krijojë “shpresë tek populli për vendin”.

Petersen, i cili është quajtur edhe si “Mbrojtësi i Kosovës”, aktualisht është duke punuar si profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Shkollën Ndërkombëtare për Studime të Avancuara “John Hopkins”, në lëndën: “Emigrantët ekonomikë, refugjatët dhe sigurimi njerëzor”. /Zëri/


Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës