Parku Kombëtar i Valbonës vlerësohet si mrekullia e alpeve shqiptare. Peizazhi malor, ujërat e Lumit të Valbonës dhe ekosistemi i parkut, vitet e fundit po tërheqin gjithnjë e më shumë turistë vendas dhe të huaj, kjo edhe falë përmirësimit të rrugës automobilistike, furnizimit me energji, dhe investimeve të vetë banorëve për pritjen e pushuesve.
Por banorët janë të shqetësuar se Parku kombëtar do të dëmtohet nga ngritja e tre hidrocentraleve në Luginën e Valbonës. Drejtuesi i shoqatës së turizmit në Valbonë, Alfred Selimaj, thotë se koncesionet e dhëna për ndërtimin e tre hidrocentraleve, atë të Valbonës, Dragobisë dhe Çeremit, do të dëmtojnë turizmin dhe vetë ekosistemin e Parkut Kombëtar. Përfaqësuesit e shoqatave ambientaliste në Tiranë e cilësojnë ndërtimin e hidrocentraleve në Parkun Kombëtar si një krim mjedisor kombëtar. Së fundmi, qytetarët kanë firmosur një peticion online kundër ndërtimit të hidrocentraleve në Valbonë.
Në linkun e mëposhtëm mund të firmosni dhe ju këtë peticion kundër shkatërrimit të bukurisë së Alpeve tona dhe Turizmit alpin në Valbonë.
Linku ku mund të klikoni për të firmosur peticionin

LAJMET MË TË VLERËSUARA