Peticion në faqen e Shtëpisë së
Bardhë: Alaska t’i bashkohet Rusisë

SHBA- Pas tensionimit të marrëdhënieve mes Rusisë dhe SHBA-ve për shkak të referendumit që riktheu Krimen në zonë ruse, në faqen e Shtëpisë së Bardhë bëhet thirrje që Alaska të bashkohet me Rusinë.

Në faqen e internetit të Shtëpisë së Bardhë është krijuar një peticion që bënë thirrje për shkëputjen e Alaskës nga SHBA-të dhe bashkimin e saj me Rusinë.

Aplikimi, "Alaska t'i kthehet Rusisë", është krijuar nga "SV Anchorage” emër jo i plotë, dhe brenda një jave janë mbledhur 30 mijë firma nga 100 mijë që duhen gjithsej.

Nëse kjo do të ndodh, zyrtarët  e Shtëpisë së Bardhë do të duhet të komentojnë për kërkesat rreth numrit të madh të firmave.

Krijuesi i këtij peticioni nuk shpjegon se si do të krijohet shkëputja, me referendum apo mjete të tjera, raporton ‘Fox News’ por në 20 prill nëse peticionin e firmosin 100 000 persona Shtëpia e Bardhë do të duhet të reagojë.

Në vitin 2012, një peticion i ngjashëm bënte thirrje për shkëputjen e Teksasit nga SHBA-të por nuk u arrit të mblidheshin 100 mijë firma.

RRETH ALASKËS
Alaska me siperfaqe është shteti më i madh i SHBA-së duke përfshirë një teritor prej 1.477.277 km².

Vendin e njohur si Alaska Shtetet e Bashkuara të Amerikës e blenë nga perandoria Ruse më 30 mars të vitit 1867 për 7.2 milionë dollarë amerikanë.
 
Kjo zonë kaloi nëpër shumë duar administrimesh deri sa u bë një teritor i organizuar në vitin 1912dhe shteti i 49-te i SHBA-ve më 3 janar të vitit 1959.

Emri "Alaska" përdorej që nga koha ruse, gjithashtu njihet si Aljeska, "toka e madhe".

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Tradita e festimit të 1 janarit si fillimi i një viti të ri

Tradita e festimit të 1 janarit si fillimi i një viti të ri