Peticion për institucionet, Pulaha: 11% e fëmijëve deklarojnë se janë ngacmuar seksualisht

I ftuar në studion e Report Tv, Klaudio Pulaha, nga rrjeti për të drejta e fëmijëve në Shqipëri, foli lidhur me peticionin për institucionet e nënshkruar nga organizatat për të drejtat e fëmijëve. Pulaha vuri në dukje problemet me të cilat përballen fëmijët në Shqipëri.

Ai tha se problemet startojnë që në kushtet e shkollimit, ku 50% e shkollave në Shqipëri nuk kanë ujë në ambientet e tyre. Po ashtu ai u ndal dhe tek fenomeni i ngacmimeve dhe abuzimeve seksuale me fëmijët, ku tha se 11% e fëmijëve deklarojnë se janë ngacmuar seksualisht nga të rriturit.

Është nënshkruar një peticion për institucionet  nga organizata për të drejtat e fëmijëve në Shqipëri. Ne sot  kemi bërë nja marshim paqësor duke ftuar edhe shoqërinë civile. Në këtë peticion janë nënshkruar disa pika kryesore që fëmijët duhet të gëzojnë. Nëse i referohemi arsimit, kemi 2.9 %  buxhet për arsimin në Shqipëri dhe shumë pak  buxhet kemi për shkollat e fëmijëve me aftësi të kufizuar. Në shkollat shqiptare nuk ka kushte, 50% nuk kanë ujë në ambientet e tyre. Nuk është fakti ti pranojmë fëmijët por edhe ti ndihmojmë ata të ecin përpara me shkollimin e tyre. Po përmendim se 45% e fëmijëve me aftësi të kufizuara nuk arsimohen. Ne si shoqëri civile duhet të ngremë zërin për  këta fëmijë. Por  nga ana tjetër kemi të bëjmë dhe me qeverisjen e shkollave si komunitare. Fëmijët nuk përfshihen në vendimmarrjen e shkollave, pasi shkolla duhet të ketë qeverinë e nxënësve. Pra kemi  nxënës zgjedhur nga shkolla për vendimmarrje të tilla. Nëpërmjet këtij peticioni shoqëria civile kërkon një 6%  rritje të buxhetit për fëmijët. Një pikë tjetër e peticionit është, dhuna, abuzimet seksuale të fëmijëve. Në Shqipëri  theksojmë se ka shumë fëmijë, të cilët janë rritur me dhunë. Po ashtu 11% e fëmijëve deklarojnë se janë ngacmuar seksualisht. A e dinë prindërit? Ne kemi rënë dakord për ligjin për mbrojtjen e fëmijëve. Ndërsa mbi 60% e fëmijëve posedojnë rrjete sociale të pasigurta, dhe këtu u bëj thirrje prindërve që të bëjnë kujdes me fëmijët, me telefonat apo përdorimin e internetit.  Fenomeni i pedofilisë është shumë shqetësues për fëmijët.  Gjenden 2 mijë fëmijë në situatë rrugë, të cilët shfrytëzohen në mënyra të ndryshme. Shqipëria është vendi i parë në ballkan me vdekshmëri foshnjore 5 vjeç. Kjo është një statistikë shqetësuese. Por kemi edhe fëmijë të cilët vuajnë nga sëmundje  të ndryshme gjithë jetën e tyre pa pasur asnjë përkrahje. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë