Peticion pro Vettingut, mijëra
firma në 2 ditë:Duam Reformën
,

Peticion pro Vettingut, mijëra<br />firma në 2 ditë:Duam Reformën<br />,
TIRANE-Mijra qytetarë kanë firmosur në dy ditët e fundit peticionin e shoqërisë civile, që politika të miratojë sa më parë komisionet për zbatimin e ligjit të Vetingut.

Me tenda të ngritura anembanë vendit, 50 organizata të shoqërisë civile do të mbledhin 1 milionë firma për tia dorëzuar më pas peticionin institucioneve dhe partive politike për zbatimin e Vetingut. 

Kjo vjen si kundërpërgjigje ndaj deklaratave të kreut të opozitës që shprehet nga çadra e protestës, se Vetting do të bëhet vetëm nëse miratohet qeveria teknike.

Organizatorët e stendave pohojnë se vetëm në një pikë janë mbledhur rreth 2 mijë firma.

“Do të thoja se nga ora 10:00 deri në orën 12:00 kanë firmosur rreth 2 mijë qytetarë”.

Personalisht qytetarët shprehen të bindur se miratimi i Vetingut dhe Reformës në Drejtësi iu shërben të gjithëve/

“Reforma në Drejtësi i intereson popullit të thjeshtë se kjo drejtësi  e kalbur nuk mund të quhet drejtësi. Drejtësi që blihet”.

“Është në interes të shqiptarëve kjo reformë, në interes të atyre që janë pa punë, që kanë për të marrë pronat”.

“Nuk është një përgjigje as për majtas e as për djathtas, është një përgjigje për ata që janë në çadër, tu thei që duhet Vettingu”.

Në Tiranë siç shihet edhe në fotot e video e mëposhtme ka një dyndje të qytetarëve që firmosin Pro Reformës.

Ndërkohë stenda të ngritura në të gjitha qytetet e Shqipërisë kanë nisur prej ditës së djeshme mbledhjen e firmave nga qytetarët për të dëshmuar mbështetjen Pro Reformës dhe për të dhënë një mesazh parlamentit dhe institucioneve të tjera që të mos e pengojnë këtë reformë.

[gallery]21223[/gallery]
Edhe Veliaj firmos Peticionin
Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj firmosi peticionin e iniciuar nga 50 organizata të Shoqërisë Civile në mbështetje të Reformës në Drejtësi dhe të ligjit të vettingut.
 
Në fjalën e tij, Veliaj shprehu besimin se peticioni do të arrijë që të mbledhë 1 milionë firma nga qytetarët, ndërsa theksoi se drejtësia aktuale ka bllokuar apo vonuar mjaft nisma të Bashkisë së Tiranës për punët publike.
 
“Unë i bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës që ne të kemi 1 milionë firma për vettingun dhe reformën në drejtësi si një mënyrë për t’i hapur rrugën punëve në këtë qytet, punëve që janë bllokuar nga njerëz që me pak para paguajnë gjyqtarin për të penalizuar komplet qytetin e Tiranës. Më gëzon fakti që njerëz familjarë e kuptojnë që paja që mund t’i lënë fëmijëve të tyre është një Shqipëri më e drejtë, një Tiranë më e drejtë .Qyteti bashkia nuk bllokohet më nga këto ankande në gjykata që kush paguan më shumë ka të drejtë. Dua të falenderoj qytetarët për këtë angazhim dhe dua t’i ftoj që në ditët në vijim ne të kemi 1 milionë firma për vettignun, 1 milion firma që zhbllokojnë gjithë punët publike në Tiranë që Tirana të ecë përpara. Kush e do Shqipërinë nuk ka nevojë të thotë “o sa mirë me qenë shqiptar”. Të qenit i mirë shqiptar sot është të duash drejtësinë”, tha Veliaj.



Veliaj nga ky aktivitet së bashku me Shoqërinë Civile, ka komentuar edhe protestën e opozitës tek çadra përpara kryeministrisë, ku deklaroi se një minorancë e ngujuar mundohet t'i imponohet një shumice të heshtur. 

''Unë e provova tek Këndi i Lodrave, u bë aq shumë zhurmë nga një grup i vogël njerëzish saqë mendohej se kush bënte më shumë zhurmë ka të drejtë. Një minorancë e zhurmshme iu imponua për disa ditë një shumice të heshtur. Besoj se është i njëjti rast sot, një minorancë e zhurmshme në një çadër të ngujuar mundohet t'i imponohet një shumice të heshtur. Besoj që shumica e heshtur e ka fjalën sot, besoj se ne do të kemi 1 milion firma për vettingun, për reformën dhe për tu siguruar që gjykatat tona nuk janë një ankand dhe për tu siguruar që familjet, qyteti, bashkia, punët publike nuk bllokohen më nga këto ankande që zhvillohen në gjykata ku kush paguan më shumë ka të drejtë, kjo nuk mund të vazhdojë më'',-tha Veliaj. 

Para dy ditësh 50 organizatat më në zë të Shoqërisë Civile u janë drejtuar  krerëve të politikës shqiptare dhe ambasadorëve të huaj përmes një letre publike,  duke ju bërë njëkohësisht  apel deputetëve të Kuvendit të shpëtojnë Vetting-un dhe reformën në drejtësi.

Me një gjuhë diplomatike, ky peticion i drejtohet qytetarëve, për tu shprehur kundër bojkotit dhe bllokimit që Basha dhe Berisha po i bëjnë Vetting-ut dhe reformës në drejtësi në tërësi.

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

U sëmur me meningjit 11 ditë pas lindjes, Kledi Kadiu rrëfen gjendjen shëndetësore të të birit

U sëmur me meningjit 11 ditë pas lindjes, Kledi Kadiu rrëfen gjendjen shëndetësore të të birit