Një ditë pas dorëzimit të ftesave deputetëve dhe anëtarëve të këshillit bashkiak për takim më 7 maj mbi të ardhmen e Teatrit Kombëtar, artistët janë pritur në takim nga kryetari i Këshillit Bashkiak Tiranë, Aldrin Dalipi.
Pas takimit kryetari i Sindikatës së Artistëve të Skenës dhe Ekranit, Alert Çeloaliaj dhe regjisori Robert Budina tregojnë ç’ndodhi në takim si dhe sqarojnë opinionin publik për projektvendimin e miratuar nga Bashkia Tiranë.
Konfirmuam marrjen e ftesave nga ana e Këshillit Bashkiak, i përsëritëm ftesën zotit Dalipi për të hënën në orën 19:00. Nuk morëm një përgjigje konkrete për këtë, për ne e rëndësishme është që ftesat kanë mbërritur.
Alert Çeloaliaj, kryetari i SASE
Dhe vendimi e Këshilli Bashkiak nuk ka lidhje direkte me Teatrin Kombëtar, ne e dinim që ditën që shkuam në Bashki. Trualli i Teatrit Kombëtar nga Ministria e Kulturës nuk kalon dot te Bashkia, nuk bëhet asgjë. Ne e dimë shumë mirë këtë.
Robert Budina, regjisor
Për sa i përket peticionit që u anoncua dëgjesën e të hënës për shpalljen e Teatrit Kombëtar monument kulture, artistët shprehen se deri më tani janë mbledhur mbi 50 firma dhe se po punohet akoma.
Që ditën që ishim aty u mblodhën rreth 50 firma. Edhe me kaq është e mjaftueshme, por ne duam që ta bëjmë sa më masive, që edhe njerëzit ta kuptojnë vlerën e saj. Duam ta kthejmë këtë në kauzë.
Robert Budina, regjisor
Më 7 maj do të zhvillohet dëgjesa nr.9 e Aleancës për mbrojtjen e Teatrit, ku pritet të jenë të pranishëm deputetë dhe këshilltarë të Bashkisë Tiranë, nëse do të konfirmojnë pjesëmarrjen pasi një gjë të tillë se kanë bërë ende.
-
Eshtr me rendesi te vecante qe Teatri Kombetar te shpallet Monument kUlture.Aty ne ate Teater filloi jeta e interpretimit dramatik shqiptr kombetar.Vlerat monumentale te ketij teatri do t'u tregojne brezave qe do te vijne se ketu ne kete godine ka filluar jeta artistike e Teatrit Kombetar shqiptar.Ketu kane lujtur gjigandet e artit skenikMihal Popa, besim Levonja ,Liza Laska , Naim frasheri e me radhe .eshte nje plejade artistesh qe do te mbeten ne memorjen e ketij teatri monumental kombetar.Mos i prishni vlerat kulturore te kombit.Se pa to jemi asgje .e mbeshtes kete peticion fuqishem.Shqiptare bashkojuni artisteve dhe firmosni Peticionin qe Teatri Kombetar te deklarohet monument kulture kombetare.
Përgjigju -
Na can koken dhe kta artistet kush vete me ne teater kta marrin leket nga taksat tona robert ndrenika marrka dhe pension dhe rroge nuk e kuptoj
Përgjigju





Komente
Komento