AVAAZ.org. një ndër organizatat për fushatat që sjellin ndryshimin ka vendosur të mbledhë nënshkrimet online për t’ia dorëzuar UEFA-s një peticion ku i kërkohet që të ndëshkojë Serbinë për racizëm dhe dhunë dhe jo për shqetësim të fushës, për shfaqje të propagandës raciste dhe përdorimit të gjuhës së urrejtjes kundër shqiptarëve.
Thirrjet “Vrite, shqiptarin, there shqiptarin” përbëjnë shkelje të nenit 14 të Rregullave disiplinore të UEFA-s dhe si e tillë duhet të ndëshkohen. Peticioni është nënshkruar brenda pak orësh nga mbi 100 mijë persona. Pritet që të shikohet se sa do të ndikojë peticioni në vendim.
/Shqiptarja.com