Petkoviç akuza Kurtit pas deklaratës se do votonte pro bashkimit me Shqipërinë: Ndërkombëtarët të reagojnë, kjo ide destabilizon rajonin

Petkoviç akuza Kurtit pas deklaratës se do votonte pro bashkimit me Shqipërinë: Ndërkombëtarët të reagojnë, kjo ide destabilizon rajonin

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se do të votonte pro një referendumi për bashkimin me Shqipërinë.

Petkoviç tha se bashkësia ndërkombëtare duhet të reagojë ndaj këtyre deklaratave sepse heshtja e saj mund të nënkuptojë miratimin dhe zvarritjen e rajonit në konflikte të reja.

“Krijimi i Shqipërisë së madhe do të nënkuptonte destabilizimin fatal të rajonit. Nuk mund të ketë referendum paqësor dhe demokratik për krijimin e Shqipërisë së madhe, sepse ata që do të votonin në atë referendum nuk e kanë në dispozicion Kosovën dhe Metohinë dhe do të kishin një shumicë të njerëzimit që mbështet të drejtën ndërkombëtare”, tha Petkoviç.

Siç kanë raportuar më herët mediat, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se do të votojë për bashkim me Shqipërinë në të ardhmen, por vetëm nëse një referendum i tillë do të zhvillohet në mënyrë paqësore dhe demokratike.

Një ditë më parë Albin Kurti tha se do të votonte pro një referendumi për bashkimin me Shqipërinë vetëm nëse prezantimi i referendumit vjen në formë demokratike, por ka theksuar se kjo nuk është prioriteti i tij gjatë këtij mandati qeverisës.  

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen