Petraq Kolevica humbet shikimin
një portret i bukur i shkrimtarit

Petraq Kolevica humbet shikimin<br />një portret i bukur i shkrimtarit<br>
Këtë fotografi (portret) të arkitektit, poetit, përkthyesit, intelektualit e, njëkohësisht mikut tim Petraq Kolevica, e kam bërë në shtëpinë e tij para rreth 14 vitesh. Ato kohë, gjatë bisedave të këndëshme me të, ai jo rrallë, më dhuronte edhe ndonjë libër të tij (origjinal ose përkthim) të sapobotuar dhe të shoqëruar përherë me autograf tepër miqësore.

Prej atëhere, shëndeti i z.Kolevica është rënduar, edhe si pasojë e moshës, ai ecën më me vështirësi dhe ka humbur thuajse fare shikimin (nuk mund të lexojë dhe as të shkruajë). Gjithsesi, kafet e bisedat me miqtë e tij e gjallërojnë. Veçse, tashmë librat e tij, të cilat vazhdojnë të botohen nga familjarët, m’i dhuron sërish me shumë kënaqësi, por...pa autografe, gjë që edhe mua më pezmaton.

Sidoqoftë, nga bisedat e fundit me z.Kolevica, unë “gjej” dhe “lexoj” sërish në vendet bosh të autografeve intelektin, kulturën dhe botën e artistit, të cilat me gjithë kalimin e viteve si edhe gjendjen jo të mirë fizike të tij, nuk duket se kanë pësuar ndonjë ndryshim tek ai. 

Petraq Kolevica

(Në foto poeti dhe përkthyesi Petraq Kolevica)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari