Drejtori i Divizionit të Shpërndarjes në OSHEE, Petraq Lika në një intervistë në Report Tv u shpreh se gjatë festave të fundvitit nuk do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.
 
Lika u shpreh se problematikat që kanë ardhur si shkak e palëve të treta kanë sjellë kufizime të energjisë ndërsa sqaroi se ndërprerjet nga OSHEE janë reduktuar dhe nëse do të ketë janë të shkurtra.
 
Petraq Lika tha se OSHEE ka menaxhuar të gjitha subjektet dhe ofron asistencën teknike edhe pa para, ndërsa shtoi se zyrat e për kujdesin ndaj klientëve janë aktive në të gjithë vendin në shërbim të qytetarëve.

Lika gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve dhe subjekteve që të mos bëjnë ndërhyrje të paligjshme të cilat po ndikojnë në krijimin e kostove të mëdha morale dhe ekonomike për Operatorin e  Shpërndarjes.
 
Çfarë ka ndodhur gjatë këtyre ditëve, pse ka kaq shumë ndërprerje të energjisë elektrike? 
Pyetja që ju shtroni është shumë e drejtë të cilën e vuajmë të gjithë sepse edhe ne qytetarë të Tiranës jemi. Problematika që ka ndodhur këto ditë ka qenë kryesisht e karakterit të dëmtimeve nga të tretët. Që do të kuptojmë subjekte të karakterit të ndryshëm  për projekte publike të zhvillimit, private apo edhe ndërtime pa leje të gjitha këto përbëjnë një të ashtuquajtur dëmtime nga të tretët. Projektet do të zhvillohen por këto duhet të jenë të mirëmenxhuara.  Të gjithë elementët e sigurisë së rrjetit të shpërndarjes  që është jetik për popullatën është një rrjet që provokohet nga forma nga më të ndryshmet. Pothuajse përditë janë bërë dëmtime, diku nga ujësjellësi e diku nga një subjekt i tretë. Ne po zhvillojmë projektet tona por mundohemi që t’i bëjmë sipas standardeve të duhura.

A janë bërë njoftimet e duhura, sepse edhe ne teatër qendër e vende të tjera ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike? 
Gjatë nëntorit ne kemi zhvilluar projektin e spostimit të nënstacionit të qendrës që ishte pjesë e projektit të bashkisë për hapjen e Unazës së Vogël. U shkëput një nënstacion nga sistemi që furnizonte pjesën qendrore të Tiranës, rreth 30 mijë abonentë, këta u kaluan dhe u furnizuan nga nënstacione të tjera. U kalua në skema me rikoinfigurime të tjera që do të thotë bie siguria e furnizimit. Ne duhet të ndajëm nëse këto gjëra janë stakime të planifikuar që OSHEE i ka të menaxhuara dhe i bën kur aktiviteti është i reduktuar. Kur futen subjekte si ujësjellësi, telekomi, kanalizimet e etj. Këtu duhen respektuar kodet dhe normat e zhvillimit.
 
A mund të ketë një bashkërendim dhe të njoftohen qytetarët? 
OSHEE në standardin e saj ka njoftimin e qytetarit në momentin që ka ndërprerje të planifikuar dhe OSHEE këtë e ka bërë në momentin kur u krye postimi i nënstacionit të qendrës. Në konform ligjit çdo subjekt me detyrim ligjor duhet të jetë burimin alternativ që gjuhet gjenerator.
 
Si ta kuptojë qytari këtë kur i digjet, soba, frigoriferi? 
Sa i përket gjërave që menaxhohen nga OSHEE qytetarit nuk i vjen asnjë problem. Kur ndodhin djegiet e pajisjeve është prej ndërhyrjeve që bëhen në rrjet. Kur vidhet bakri shoqërohet me fenomene të mbitensionit që sjellin djegie të pajisjeve. Ne kemi bërë kallëzimet përkatëse në organet kompetente. Organet duhet të na mirëkuptojnë dhe duhet të jene më aktiv në zgjidhjen, kapjen dhe mbi të gjitha parandalimin e problemit. Nëse palët e treta do të veprojmë jo në mënyrë administrative që çdo ndërhyrje në pjesët e rrugës duhet tu drejtohen subjekteve për tu azhurnuar për të bërë sondazhe.

Do të kemi më ndërprerje të energjisë, ka më projekte që do të na lënë pa drita? 
OSHEE momentalisht ka dy projekte, një në qendrën e Tiranës që është në prag të përfundimit që është kolaudimi i nënstacionit. Si ço pajisje që e kolaudojmë edhe nënstacioni po kontrollohet.
 
Kur përfundon kjo fazë?

Ne këtë projekt e përfundojmë me 15 dhjetor, atëherë përfundon kolaudimi.
 
Deri me 15 dhjetor do të kemi ndërprerje herë pas here?
Në rastet që do të kemi ndërprerje energjie për efekt të provave ne e kryejmë me njoftime dhe kryesisht natën me aktivitete objektive. Çfarë është për tu menaxhuar nga OSHEE është tërësisht brenda normave dhe rregullave.
 
Cilat zona do të ketë probleme deri me datë 15 dhjetor ku do të jetë e fokusuar puna? 
Problematikat janë reduktuar dhe kjo mund të ndihet. Mund të jetë ndërprerje 3 minutëshe. Ka ndërprerje të shkurtra, kjo do të jetë në pjesën e qendrës, në pjesën e Komunës së Parisit. Është pjesa qendrore që i kemi të mirë menaxhuar. I tërheqë vëmendjen  bëj apel të gjithë qytetarëve dhe subjekteve që ndërhyrjet të bëhen sipas parashikimeve administrative dhe jo në mënyrë të paligjshme. Edhe për një rrethim të një objektit qytetarët duhet të njoftojnë. Duhet të jemi të vëmendshëm dhe të mos lejojmë njerëzit që të bëjnë ndërhyrje të tilla. Apelojmë që të na krijohet suport nga strukturat që operojnë në terren për të mos pasur shqetësime të tejskajshme. OSHEE tani po mbart një kosto të madhe mediatike dhe ekonomike.  Popullata po na drejton ne gishtin në këto momente të vitit kur jemi afër festave. Janë sensibilizuar të gjitha institucionet e rëndësishme qendrore dhe të pushtetit lokal që tu tërheqin vëmendje strukturave të tyre.
 
A do të kenë shqiptarët drita për festat e fundvitit?
Deri tani folëm me nota shqetësuese. OSHEE ka marrë masa teknike,e e organizative që të gjithë qytetarët festat e vitit të ri t’i kalojnë këndshëm dhe të gëzuar. Çdo situatë dhe çdo anomali që mund të lindë do të kryhet në një kohë sa më të shkurtër që të mos ketë risqe.  OSHEE ka planifikuar, zhvilluar dhe mirëmenaxhuar të gjithë sistemin.
 
A duhet të jeni më transparent qoftë edhe në media apo faqen zyrate për të sqaruar oraret ose rastet e ndërprerjes së energjisë elektrike? 
OSHEE ka menaxhuar të gjitha subjektet dhe ofron procesin nga ana administrative por asistencën teknike edhe pa para.
 
A kanë informacion qytetarët se ku duhet të drejtohen, si funksionon ? 
Ne kemi zyrat e kujdesit të klientit në të gjithë Shqipërinë ku të gjithë mund të drejtohen për çdo shqetësim.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com