Petri Bozo rrëfen polemikat me
mediat kosovare gjatë “Miss Shqipëria”

Petri Bozo rrëfen polemikat me<br />mediat kosovare gjatë “Miss Shqipëria”
Producenti i “Miss Shqipëria” Petri Bozo, është shprehur gjatë intervistës për rubrikën “Pink Report”në emisionin “Rreze Dielli”, rreth edicionit të 16-të të këtij konkursi bukurie por jo vetëm. Duke theksuar se ky ishte një nga edicionet më të veçanta të Miss Shqipëria, Bozo, nuk ka lënë pa përmendur dhe pa dhënë versionin e tij sa i përket polemikave me mediat kosovare.



“Ka qenë një fakt shumë i rëndomtë, e shpreh këtë pasi më vjen keq që midis profesionistësh nuk arrijnë të kuptojnë që në një event me transmetim të drejtpërdrejt televiziv ka disa norma, ku 9 kamerat që janë me regji dhe  udhëhiqen nga unë kanë prioritet përballë çdo kamere individuale, e cila do të bëjë një kronikë ose një reportazh.

Mbasi ju shpjegua paraprakisht se kush ishte zona e rreptësisë dhe pse nuk duhej shkelur kjo zonë, disa nga operatorët e televizioneve në Kosovë nuk e respektuan këtë fakt. Unë i kërkova që të respektojnë këtë hapësirë dhe të largoheshin nga zona e rreptësisë, por mesa duket djemve u ka ardhur pak keq dhe e kanë komentuar, por e kanë komentuar mbrapsht këtë ndodhi.



Unë nuk kam asnjë qëllim që të largoj  një media,  pasi ajo duhej të bëjë punën e saj e njëkohësisht të respektojnë punën time. Për këtë arsye mosrespektimi  nga ana e tyre do të ketë pak diktaturë nga ana ime ose pak disiplinë në mënyrë që ti çoj në vendin ku duhet të xhirojnë. Kjo është e tëra e asaj mini-polemike”.  Edicioni i 16-të i Miss Shqipëria u zhvillua këtë vit në kalanë e Ulqinit dhe shpalli fituese të tij 19-vjeçaren nga Tirana, Anisa Petrela.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

10/2
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)