Banorët e fshatit Marinzë të përfshirë pak ditë më parë nga një ngjarje që u shkaktoi dëme të mëdha materiale dhe në bagëti nga shpërthimet e puseve të gazit pranë banesave të tyre, i ka vizituar sot edhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Petrit Vasili.
Ai ka parë nga afër të gjitha dëmet që u janë shkaktuar banorëve të kësaj zone duke u shprehur se ai është në krahun e tyre.
Vasili u ka siguruar banorëve se do të dëmshpërblehen 100% për të gjitha dëmet që u janë shkaktuar dhe se Bankers ka një përgjegjësi shumë e madhe që duhet ta shlyej sa më parë.
Kjo zonë ditët e fundit është vizituar nga disa përfaqësues të politikës shqiptare të cilët janë solidarizuar me dëmet e shumta të banorëve dhe u kanë shprehur atyre mbështetje dhe siguri.
Sipas kreut të grupit parlamentar të LSI-së, gjithçka në terren duhet parë me kujdes që të mbrohet jeta e çdo njeriu dhe pasuria e këtij vendi
Ndërkohë, një grup ekspertësh i ngritur nga Ministria e Energjetikës ka konkluduar se shpërthimet e gazit në Marinzë kanë ndodhur për shkak se “Bankers Petroleum Albania” nuk ka respektuar procedurat e sigurisë, edhe pse sipas Vasilit Ministria e Energjisë është shumë e vonuar në zbardhjen e situatës dhe duhet patjetër të bëhet një transparencë e plotë për zbardhjen sa më shpejt të gjithë të vërtetës . Sipas tij kjo ministri duhet të përgatis sa më shpejt planin për të ardhmen e të gjithë zonës.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com