Petrit Vasili sulmon hapur prezencën e BE në Tiranë: Kanë fshehur kushtet për negociatat

Petrit Vasili sulmon hapur prezencën e BE në Tiranë: Kanë fshehur kushtet për negociatat

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka dalë kundër prezencës së BE-së në Tiranë dhe i ka sulmuar hapur duke thënë se ata kërkojnë që të fshehin të vërtetën.

Sipas Vasilit Bashkimi Europian ka vënë disa kushte për për procesin e Integrimit, por sipas tij BE në Tiranë i ka fshehur këto kushte.

Më pas Vasili vijon me kuzat duke thënë se BE në Tiranë po shpërndan pa kursim propagandë dhe elozhe të qeverisë. Vasili thotë se ky është një dështim i hapjes së negociatave dhe kërkohet seriozitet.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit:

BE ne Tirane teper larg realitetit dhe te vertetave tronditese ne Shqiperi!!

BE ne Tirane ka adaptuar per fat te keq te njejten strukture politike dhe mediatike komunikimi si ajo e Rilindjes.

Shqiptaret kerkojne transparence,identifikim te pergjegjesive te qeverise dhe paanshmeri lidhur me procesin e integrimit europian dhe moshapjen e negociatave me gjithe rekomandimet pozitive te njepasnjeshme.

Sot fale transparences se se vazhdueshme te deputeteve gjermane mesuam per Kushtet e vena Shqiperise per hapjen e negociatave ne mbledhjen e Ministrave te Jashtem te BE ne 26 qershor 2018.

BE ne Tirane i ka fshehur keto Kushte kaq thelbesore dhe te qarta nuk e ka vend kurre theksin ne to.

Ajo thjesht eshte mjaftuar me promovimin bajat te reformes ne drejtesi duke mbyllur syte perpara kapjes se qarte te saj nga qeveria dhe implementimit antikushtetues te saj e me dy standarte duke filluar qe nga Vetingu.

BE ne Tirane edhe keto dite po shperndan pa kursim fishekzjarre propagandistike dhe elozhe dizgustoze te nje matrice rilindase te qarte, ne nje moment kur deshtimi i hapjes se negociatave kerkon seriozitet dhe venien e gishtit ne plage e ku qeveria eshte shkaku vendimtar i ketij deshtimi.

Te nderuar miq lexoni me poshte deklaraten e sotme te z.Wadephul keshtu do te keni te qarte te vertetat ndersa propaganden boshe le tja leme Edi Rames dhe kujtdo..... qe mbeshtet ate

Zëvendëskryetari i Grupit Parlamentar CDU/CSU, Johann Wadephul deklaroi sot qarte:

- "Sipas një analize fillestare Shqipëria deri më tani nuk ka arritur të përmbushë asnjë nga kushtet e vendosura nga ministrat e jashtëm të BE-së, më 26 qershor 2018."

Ëadephul shprehet konkretisht se : "

"Mosfunksionimin e sistemit gjyqësor, mungesën e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë".

-"Nuk janë krijuar ende as organi i posaçëm antikorrupsion e as Byroja kombëtare e Hetimit. Ka përparime në nivelet e ulëta dhe të mesme në luftën kundër korrupsionit. Por ka shumë pak procedura gjyqësore për raste korrupsioni të nivelit të lartë dhe asnjë dënim. Kjo ishte një nga kërkesat e ministrave të jashtëm të BE-së, në qershor të vitit 2018".

- "Nuk është hapur asnjë proces gjyqësor kundër politikanëve dhe kriminelëve, që në fillim të vitit dolën se kishin të bënin me blerjen e votave".

-"Mospërfundimi i ligjit zgjedhor, një kusht ky i vënë nga ministrat e jashtëm një vit më parë".

Wadephul thekson se: - '

"Shqipërisë i duhet edhe shumë kohë derisa të jetë gati për negociatat e anëtarësimit"

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlonjati: 30/05/2019 21:43

    Sic fshiheshe ti te dollapi i shokit deri sa i more gruan ??

    Përgjigju
  • REXHEP TYTA LEKA: 30/05/2019 17:49

    O petrit ZIU O FUNDËRRIN JE BO MË KEQ SE DAJA JOT manush mut myftiu QË SHANTE IMPERJALIZMIN AMERIKAN AI IMPERJALIZËM QË TË KA VU TY VIZ TË KUÇE O petrit HAJDUT ORDINER vasili.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat dhe cakton prioritetet! Kaçi: Zbatim me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut dhe besueshmëri në treg

AMF mbledh sektorin financiar për festat dhe cakton prioritetet! Kaçi: Zbatim me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut dhe besueshmëri në treg