Petro Koçi dhe Idajet Beqiri: Vrasjen e Azem Hajdarit e gatoi Sali Berisha, ja si e nxori në pritë

Petro Koçi dhe Idajet Beqiri: Vrasjen e Azem Hajdarit e gatoi Sali Berisha, ja si e nxori në pritë

Petro Koçi dhe Idajet Beqiri

Vrasja e ish-deputetit Azem Hajdari vijon të jetë ende e pazbardhur. Të shumtë kanë qenë ata, të cilët kanë reaguar për këtë ngjarje, duke sjellë dhe ndarë me audiencën versionin e tyre. Por, teksa sot mbushen 22 vjet nga vrasja e ish-liderit të dhjetorit, kjo ngjarje vijon të jetë ende në qendër të vëmendjes në Shqipëri.

I akuzuari kryesor për vrasjen e Hajdarit, Izet Haxhia u ekstradua nga Turqia dhe ka nisur betejën e tij me drejtësinë, ku përveç këmbënguljes së tij se është i pafajshëm, akuzon ish-kryeministrin Sali Berisha se është organizatori dhe porositësi i vrasjes së ish-deputeti Hajdari.

Ish Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, shpreh bindjen se vrasja e ish-deputetit Azem Hajdarit i shërbente Partisë Demokratike dhe liderit të saj, Sali Berisha.

Sipas zotit Koçi, vrasje e Azem Hajdarit ishte paralajmëruar edhe nga gazeta “Rilindja Demokratike” dhe se pas saj fshihet dora e ish-kryeministrit dhe ish-presidentit Berisha.

Partia Demokratike kishte paralajmëruar gjendje lufte në ditët që i paraprinë vrasjes së Hajdarit. Po të lexosh gazetën “Rilindja Demokratike” të datave 8, 9, 10, 11 dhe 12 shtator e kupton që PD i duhej kjo vrasje. Kjo është një rrethanë që nuk është marrë kurrë parasysh nga drejtësia. Sali Berisha vrapoi të fajësonte Fatos Nanon.

Dhe ky vrap nuk është marrë në konsideratë. Ndërsa tani kemi deponimet publike të ish-bodiguardit të Sali Berishës. Nuk ka më justifikime për të mos e hapur çështjen. Berisha padyshim është fajtori numër 1”, deklaron Koçi.

Por nga ana tjetër një koment për këtë çështje kaq sensitive, e cila konsiderohet si “Vrasja e Shekullit”, ka dhënë dje edhe avokati mbrojtës i të akuzuarit, Izet Haxhia, zoti Idajet Beqiri. Ky i fundit shpreh dje bindjen se këtë ngjarje e organizoi ish-kryeministri Sali Berisha. Sipas avokatit Beqiri, Berisha e përdori ngjarjen politikisht referuar edhe grushtit të shtetit të zhvilluar dy ditë pas vrasjes.

“Megjithëse kanë kaluar 22 vjet nga vrasja e ish-deputetit Azem Hajdari, për fatin e keq dhe për ironi të fatit gjithashtu, e vërteta e kësaj ngjarje të rëndë nuk është zbardhur. Ai që shkrepi armën mbi Azem Hajdarin, nuk kishte paramenduar kurrë të ndodhte kjo gjë. Fatmir Haklaj nuk e kishte shkuar në mend të vriste Azem Hajdarin. 

Nga ana tjetër, Jaho Mulosmani, as në ëndërr nuk do e shkonte në mend që do të konsiderohej “bashkëpunëtor” në vrasjen e Azem Hajdarit. Ndërsa përzierja e Izet Haxhisë në këtë vrasje, është “qershia mbi tortë” e maskarallëkut të gatuar nga një njeri i vetëm. Këtë “çorbë” kriminale e gatoi Sali Berisha. Ai ishte personi kryesor që e donte të vdekur Azem Hajdarin. E donte të vdekur, sepse zhdukte rivalin e vetëm për të qenë në krye të PD, posaçërisht pas zullumit që Sali Berisha bëri me ngjarjet e marsit 1997”, deklaroi ai.

Avokati mbrojtës i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri teksa akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha se është personi që fshihet pas kësaj ngjarje, zbuloi edhe detaje se si Hajdari u nxor në pritë nga ish-lideri i PD. “Sali Berisha e donte të vdekur Azem Hajdarin sepse me arkivolin e tij në krahë Saliu do të nxirrte të vrarë nga Selia e Kryeministrisë Fatos Nanon dhe përmes grushtit të shtetit do të hynte vetë në zyrën e kryeministrit, shkruan gazeta"Sot"

Nëse nuk do të ishte ultimatumi serioz i SHBA, ndërhyrja e tyre energjike, këtë qëllim Berisha do e kishte realizuar dhe shqiptarët do të pësonin një gjakderdhje në përmasat e gjenocidit. Azem Hajdarin e nxori në pritë dhe e përplasi me Fatmir Haklajn vetëm Sali Berisha. Organizatori i këtij krimi makabër është Sali Berisha. Ai e thirri me urgjencë nga Fieri Azem Hajdarin dhe i dha “detyra badigardi”, duke e nxjerrë në pritë”, nënvizon Beqiri.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bobo: 12/09/2020 21:23

    Gjithkund del emri ikriminelit vrasrsit Berishe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja