Petro Koçi: Meta ka përdorur retorikë makabre, përfaqësues i presidencës më të shëmtuar në histori! Shpallja e Berishës ‘Non Grata’, mesazh për drejtësinë shqiptare

Deputeti i zgjedhur i PS Petro Koçi, në një intervistë në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” krahasoi presidentin Ilir Meta me Sali Berishën kur ishte në të njëjtin post. Duke theksuar se është i bindur se Meta duhet të shkarkohet e quajti retorikën e tij makabre.

Ilir Meta ka përdorur një retorikë që ka makabritet, tu flasësh njerëzve për sfurqe dhe sopata, se të dyja mund të shkaktojnë vdekje të tmerrshme. Më kujtohen thirrjet e Berishës do ta tërheqim zvarrë Ramën, janë modele që i ngjajnë njëri tjetrit, janë thirrje dhune. Një politikan mundet nëse e sheh se është duke rrezikuar një proces demokratik, por tu thuash merrni sfurqet dhe sopatat. Unë personalisht jam shumë i bindur se duhet të shkarkohet. Më e rënda nga bëmat e Metës është anulimi i zgjedhjeve të 20  qershorit se mund ta çonte vendin në luftë civile. Meta se ka në asnjëlloj interpretimi fuqinë për të anuluar zgjedhjet”, tha Koçi.

Pavarësisht retorikës së përdorur ndaj SHBA, Koçi tha se Meta s’i cënon dot marrëdhëniet e Shqipërisë me Amerikën.

“Retorika kundër SHBA sidomos. Mendoj që pavarësisht kësaj retorike Meta si cënon dot marrëdhëniet mes shba dhe Shqipëri. Ai është përfaqësuesi i presidencës më të shëmtuar në historinë e republikën. Më keq se Berisha. Në raport me integritetin e institucionalitetit besoj se po. Berisha ka qenë më i drejtpërdrejtë në atë negativitetin e vetë. Por ky ka shfaqur probleme të sjelljes mendore. Nëse presidenca Berisha quhet një dështim një president aktual duhet të nxjerrë mësime prej tij jo të jetë një kopje e tij”, shtoi ai.

Shpallja e Berishës “Non Grata” nga SHBA, Koçi tha se ishte një mesazh për drejtësinë shqiptare.

“Argumentimi që bën DASH lidhet me korrupsion. Sillet Berisha sikur është ky që ka mbrojtur kosovën nga mundësia e ndryshimit të kufijve. Ishte një lojë politike për të fituar vota në Kosovë. Është një përpjekje e dëshpëruar. Inkurajim për drejtësinë shqiptare shpallja e berishës non grata. Ky qëndirm i prerë ndaj korrupsionit në nivelet më të larta të politikës është mesazh për drejtësinë”, tha më tej.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja