Petro Koci: Presidenti Nishani
duhet t'i falë gjobën Bollinos

Petro Koci: Presidenti Nishani<br />duhet t'i falë gjobën Bollinos
TIRANE- Kryetar i partisë "PSV91", Petro Koçi ka reaguar pas gjobës prej 75 mijë euro që i është vendosur padrejtësisht Drejtorit të gazetës italiane “La Gazzetta del Mezzogiorno”, Carlo Bollino. Gjykatësi Bledar Abdullai i Gjykatës së Tiranës, ka vendosur më 23 maj 2013, që Bollino t’i paguajë një dëmshpërblim, për dëm jopasuror, ministrit Sokol Olldashi, në shifrën 75.000 euro.

Ndërkohë që dënimi i referohet një artikulli të publikuar në 24 mars 2011 nga e përditshmja "Gazeta Shqiptare", në kohën kur drejtor i gazetës ishte gazetarja Anila Basha, dhe artikulli ishte shkruar nga të tjerë gazetarë. Megjithatë gjykata ka proceduar edhe ndaj Anila Bashës dhe kryeredaktorit të "Gazetës Shqiptare", Erl Muratit. Prej tyre gjykata ka kërkuar vetëm të publikojnë një përgënjeshtrim të shkrimit, ndërsa dëmet i janë kërkuar Carlo Bollino-s.

Në reagimin e tij ndaj këtij veprimi të Gjykatës që Petro Koçi e cilëson të padrejtë, thotë se “Gjoba ndaj Bollino-s turp shtetëror. Presidenti të falë gjobën e t’i kërkojë falje Bollino-s”.
 
Tentativa e qeverisë për t’i mbyllur gojën medias kritike, pikërisht gjatë fushatës elektorale ngjalli reagime edhe nga botues e gazetarë të ndryshëm, por edhe politikanë, si dhe u kritikua fort edhe nga ish-Presidenti Bamir Topi, aktualisht kreu i FRD dhe Nikollë Lesi, kryetar i Lidhjes Domokristianë, dhe ish-botues.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja