Edhe se nuk ishte protesta me e madhe nga ato që orientonte Lul Basha, serish mund te themi se protesta e mbrëmshme ishte një lajm i keq për Shqipërinë. Dëshmoi se për PD-istët Saliu është me i rëndësishëm se Shqipëria.

Dëshmoi se euroatlantizmi ne PD nuk është bindje, por retorike pragmatiste. Shpenzimet e protestës vërtetuan gjithashtu se oligarkët bëjnë loje me shume porta.

Nga ana tjetër vërteton se standardi kulturor dhe politik i Berishës është mjaft i përhapur në shoqëri. Dëshmon se rinovimi i vertete politik, ndryshimi i lidershipit politik te ne është së prapthi. Prandaj Nano iku para Berishës kur duhej të ndodhte ndryshe.

Iku Luli para Berishës, kur ky i fundit duhej te ishte ne pension. Ndërsa nga gjuha e analistëve kuptoj qe dhuna ne shoqërinë tonë është akoma pasion.