111-vjetori i lindjes së shkrimtarit Petro Marko, një nga themeluesit e prozës moderne shqiptare

111-vjetori i lindjes së shkrimtarit Petro Marko, një nga themeluesit e prozës moderne shqiptare

Petro Marko

Petro Marko ishte arsimtar, publicist, gazetar dhe shkrimtar shqiptar. Ai lindi më 25 nëntor 1913, në Dhërmi dhe vdiq më 27 dhjetor të 1991.

Pasi kreu shkollën në Vlorë vjen në Tiranë dhe me ndihmën e Hilë Mosit, që asokohe ishte ministër Arsimi, caktohet mësues në Dhërmi. Më pas transferohet për në Dhrovjan të Dropullit. Gjatë kohës së qëndrimit në këtë zonë, pati probleme dhe emigron për herë të parë në Greqi, ku qëndron fillimisht në Korfuz dhe më pas shkon në Athinë, ku kishte të vëllanë, Dhimitrin (Mimon). Atje hyn në fakultetin e letërsisë.

Pavarësisht se ishte një nga personalitetet më të persekutuar, Petro Marko nëpërmjet prozës moderniste arriti t’i bëjë bisht caqeve uniformizuese të realizmit socialist.

Ndërsa në rangun ndërkombëtar, është pjesë e radhëve të shkrimtarëve të brezit të humbur, së bashku me Ernest Heminguejn dhe Erik Maria Remarkun.

Në vitin 1936, Marko iu bashkua radhëve të Luftës Civile të Spanjës me një grup prej 40 shqiptarësh. Në klimën e luftës nacional-çlirimtare, u kthye në atdhe ku ra në prangat e italianëve dhe së bashku me 600 të burgosur të tjerë u internua në ishullin e Ustikës.

Kjo do ta ndikonte të sillte, vite më vonë, veprat si “Nata e Ustikës”, “Hasta la vista” dhe “Qyteti i fundit” që portretizojnë shkretinë e luftës, duke himnizuar paqen dhe humanizmin.

Xh.K/G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë