Peza: Anëtarët e kreu i AMA-s
të zgjidhen nga e para
Partia Socialiste kërkon ndryshimin e ligjit për mediat audiovizive, ligj ky që është miratuar sesionin e shkuar parlamentar.
TIRANE- Partia Socialiste kërkon ndryshimin e ligjit për mediat audiovizive, ligj ky që është miratuar sesionin e shkuar parlamentar. Nënkryetari i Komisionit të Medias, Alfred Peza ka paraqitur në Kuvend amendamentet nëpërmjet të cilave kërkohet që kryetari aktual i AMA si dhe anëtarët të cilëve ende nuk u ka mbaruar mandati i tyre, të zgjidhen nga e para.
“Neni 9, parashikon vendosjen e balancave politike të cilat në ligjin e vjetër nuk ekzistonin. Ky nen rezulton i pazbatueshëm praktikisht për aq kohë sa kemi një trupë të pjesshme aktuale të AMA, e cila sipas kronologjisë të zgjedhjes së anëtarëve të ish KKRT (sot AMA), është zgjedhur me kriteret e një ligji 15 vjet përpara, konkretisht ligji nr. 8410 i vitit 1998, kriteret e të cilit nuk reflektojnë standardet e kërkuara, gjë që u bë edhe shkak per miratimin e ligjit të ri.
Kjo dispozitë do të zbatohej vetëm në rast se 7 anëtarët e AMA do të krijoheshin si një trupë e re nga fillimi”, thuhet në amendamentet e propozuara nga Peza. Sipas rekomandimeve të tij dorëzuar Komisionit të Medias thuhet se “aktualisht AMA është një institucion që ndodhet në ngërç dhe pamundësi për të marrë vendime pasi aktualisht nga 7 anëtarë, ka në detyrë me mandat të rregullt që buron nga ligji i vjetër, vetëm tre anëtarë. Ndërkohë që Kryetari rezulton që ta ushtrojë mandatin e tij në detyrë, pa qenë edhe anëtar i AMA”, shprehet Peza në argumentin e tij.
Ndërkohë që sipas relacionit të amendamenteve tri anëtarëve i ka përfunduar mandati sipas ligjit të vjetër. “Nënkryetari ka dhënë dorëheqjen. Ndërsa Kryetarja po ushtron një mandat të dytë 5-vjeçar, i cili rezulton i pambuluar dhe i paligjitimuar nga mandati i anëtarit të AMA, që nga data 24 shtator 2012. Pra znj. Endira Bushati është një kryetare pa qenë anëtarë e AMA, gjë që e bën të pavlefshme edhe funksionin e saj aktual drejtues. Në këto kushte, AMA praktikisht është një institucion jofunksional, i pa legjitimuar dhe i pamundur për të kryer funksionet e tij ligjore, duke krijuar një precedent të rrezikshëm në funksionimin e institucioneve dhe duke dëmtuar rëndë punën në zbatim të detyrimeve brenda afateve të përcaktuara në këtë ligj”, thotë Peza.
Seanca dëgjimore Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik vijoi edhe dje me seancat dëgjimore me kandidatë për anëtarë të Këshillit Drejtues të Radio-Televizionit Publik Shqiptar, të propozuar nga shoqata dhe organizata të fushave të ndryshme. Kandidatët ishin ish-punonjës të RTSH-së, si dhe kontribues aktivë në fushat e historisë, gazetarisë, publicistikës, artit, etj. Në platformat e paraqitura kandidatët vunën theksin në nevojën e reformimit të RTSH-së si institucion nga pikëpamja e kapaciteteve logjistike, burime njerëzore, menaxhimit të buxheteve dhe nxitjes së projekteve për një programacion më të pasur dhe në shërbim të të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë.Kandidatët iu përgjigjën pyetjeve të deputetëve lidhur me legjislacionin mbi të cilin bazohet puna e Këshillit Drejtues të RTSH-së, ndryshimeve imediate që në këndvështrimin e tyre duhet të ndërmerren për një radio-televizion publik sipas standardeve më të mira europiane.
Shkrimi u publikua sot (12.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
63.6%
-
Të gabuar
24.6%
-
Nuk kam mendim
11.8%
Vota total: 4213
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosovë/ Policia arreston një të dyshuar dhe konfiskon mjete shpërthyese në veri
17 Janar, 22:37
-
SHBA/ Senati drejt miratimit të ligjit për arrestimin e emigrantëve
17 Janar, 22:28
-
Mero Baze: Ngërçi i SPAK me 21 Janarin
17 Janar, 22:23
-
'Kuptimi i zyrave publike', Elektroshok në Report Tv nga Profesor Ardian Ndreca
17 Janar, 22:05
-
Vrasja e Liridona Ademajt/ Avokati i familjes së 30-vjeçares flet për Report Tv: Ju them me përgjegjësi të plotë, ajo u vra nga bashkëshorti
17 Janar, 21:52
-
Skënder Minxhozi: Rroftë Trump, poshtë Kushner!
17 Janar, 21:50
-
DASH shpall 13 individë dhe një entitet në Bosnjë si të padëshiruar, për minimin e Marrëveshjes së Dejtonit
17 Janar, 21:30
-
1997, fëmijëria e shqiptarëve, lamë lodrat dhe luanim me armë! Esencë-Report Tv
17 Janar, 21:10
-
Trajtimi mjekësor për fëmijën nga Gaza, kreu i OBSH: Shqipëria, shembull frymëzimi
17 Janar, 20:56
-
'Si sot në 2019 hyra në këtë zyrë, i kënaqur që dola i pa tjetërsuar', Braçe poston fotot: Nesër Rama do të vijë në Divjakë
17 Janar, 20:38
-
Autoriteti i Dosjeve propozim për Vilën 31 me ekspozita për jetën personale të Enver Hoxhës dhe Koçi Xoxes! Workshope për artin në diktaturë dhe ture me histori personale
17 Janar, 20:37
-
Nga Meloni tek Farage, kush mori ftesë nga Donald Trump për ceremoninë e betimit
17 Janar, 20:17