TIRANË- Sekretari për marrëdhëniet me mediat në PS, Alfred Peza ka hedhur poshtë të gjitha dyshimet se ka një skenar të mundshëm nga mazhoranca për zgjedhje të parakohshme. I ftuar në studion e Report Tv, në emisionin "45 minuta", Peza tha se zgjedhjet parlamentare do të zhvillohen në 2021, siç e parashikon Kushtetuta dhe në këtë drejtim shprehet i bindur se nuk do të ketë asnjë ndryshim qëndrimi nga ana e socialistëve.
Për Pezën, moszhvillimi i zgjedhjeve të parakoshshme ka qenë edhe një kërkesë e artikuluar edhe nga liderët e opozitës.
"Zgjedhjet e Përgjithshme, vetë liderët e opozitës kanë thënë pavarësisht se Reforma Zgjedhore e dakordësuar pritet të miratohet në parlament, nuk ka kohë fizike për ta implementuar deri në zgjedhjet e parakohshme. Ato do të bëhen në 2021 siç e parashikon Kushtetuta. Ne s'kemi një skenar për zgjedhje të parakohshme. Jemi mazhorancë e përgjegjshme", tha Peza.
Duke u ndalur të komentonte tryezën e Reformës Zgjedhore, ku pavarësisht deklaratave se nuk do merrte pjesë, opozita solli përfaqësuesin e saj politik, Peza tha se ky ishte një tregues se e kanë kuptuar që bënë gabim me vendim për djegien e mandateve. Peza bëri një krahasim, duke i cilësuar ata si "struci", që e përdorën këtë tryezë për t'u rikthyer në sistem, dhe kjo sipas tij ishte shumë e dukshme, por pavarësisht kësaj e vlerëson si drejtë.
" E bëri për t'u rikthyer në sistem, kjo është një gjë e mirë se të gjithë e duam opozitën në sistem, por kjo analizë duhet bërë si mundet kjo opozitë, doli nga sistemi. E përdori si struci me kokën në rërë, tryezën. Edhe çadra pjesë e lojës politike. Opozita e kuptoi që gaboi, edhe pse s'e pranoi", përfundoi Peza.
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4416
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjykata Kushtetuese rrëzon ankimimin e partive të vogla për Kodin Zgjedhor: Pretendime të pabazuara, nuk cenohet barazia para ligjit (VENDIMI)
24 Dhjetor, 16:23
-
Konferenca e Kryetarëve/ PS rrëzon komisionin hetimor për Ballukun, lidhur me Porto Romanon! Bardhi: Aferë korruptive! Balla: Kërkoni 6 muaj hetim, s'ka kohë
23 Dhjetor, 12:27
-
Balla takim me punëtorët shqiptarë në Toskana: Deri në Pashkë shpresojmë të arrijmë marrëveshjen për njohjen e pensioneve! Merrni pjesë në votime
21 Dhjetor, 17:10
-
Paralajmërimi i Bashës për opozitën: Koha na dha të drejtë, pazari Rama-Berisha për të mbrojtur pandëshkueshmërinë, ishte mesazh kundër SPAK
21 Dhjetor, 16:57
-
Ylli Pata: A do pranohet nga socialistët, propozimi i SHBA për zgjatjen e mandatit të prokurorëve të SPAK?
20 Dhjetor, 19:33
-
Shqipëria e Kosova nesër mbledhje të përbashkët të dy Kuvendeve, ‘përjashtohen’ Berisha e Basha! Lista e deputetëve pjesëmarrës
19 Dhjetor, 14:16
-
Ben Andoni: Politika nuk i njeh më shqiptarët
17 Dhjetor, 17:42
-
Projektligji i PS-së për faljen e gjobave kalon në komisione, amnisti dhe për ndërtimet individuale pa leje në fshat e qytet në 10 vitet e fundit
17 Dhjetor, 11:38
-
Zgjedhjet 2025 dhe vota e diasporës, Rama mbledh në seli drejtuesit politikë të PS
16 Dhjetor, 10:42
-
Eduard Zaloshnja: A do të bëhen partitë e reja pengesë për 84 mandatet e Ramës?
15 Dhjetor, 12:44
-
PS ndez motorët në Kukës, Majko: Opozita e vjetër destabilizuese, e reja populiste! Kushi: Më shumë angazhim për votën e diasporës
14 Dhjetor, 21:10
-
Përplasja për mandatin e Zaçajt, Logu në Report Tv: Ka prapavijë politike, grusht shteti! Kara: E nxitur nga Berisha! Avokati: PS-PD janë bërë bashkë
13 Dhjetor, 18:30