Teksa Gjykata Kushtetuese shtyu sot për në 2 dhjetor seancën për Belinda Ballukun, për shkak se trupës ju bashkua një gjyqtar i ri, juristi Romeo Kara, tha sa kohë hetimet nuk kanë mbyllur ende mund të sjellë edhe një rëndim të akuzës ndaj Ballukut pasi mund të dalin edhe vepra të tjera penale që janë kryer.

I ftuar në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv, Kara tha se janë bërë vjedhje masive në tendera.

‘Prokuroria thotë se kam fakte që ky person është fajtor dhe i ngelet gjykatës që të merret me procesin. Por nuk është deklaruar mbyllja e hetimeve. Mund të kemi edhe rëndim të akuzës, mund të dalë korrupsion, organizatë kriminale, kartel, ose mund tw dalin edhe vepra të tjera. Pezullimi është akt procedurial dhe i takon prokurorisë për të propozuar dhe gjykatës për të vendosur. Kwta kanw selektuar edhe mwnyrwn se si tw shpwrndahen fondet publike. Mund të them se na iku jeta duke parë se si na vjedhin. Ka vjedhje masive në disa tendera’, tha ai.

Gazetarja Keti Banushi tha se pezullimi nga detyra i Ballukut erdhi, pasi pas marrjes e pandehur ajo nuk u shkarkuar nga detyra dhe as nuk dha dorëheqjen nga posti.

Banushi theksoi se hetimi që po bëhet në të gjithë tenderat tregon se Balluku ka ndërhyrë në përcaktimin e kompanisë fituese të tenderave.

‘Sa i takon vendimit të GJK do të vendos nëse do të pranojë vendimin për pezullimin nga detyra ose jo. Është hera e parë që është pezulluar një zv.kryeministre në detyrë. Prokuroria nuk do të vepronte në këtë mënyrë nëse do të kishte shkarkim ose dorëheqje dhe sa kohë nuk pati, Prokuroria e Posaçme u detyrua që të marrë këtë masë, pra pezullimin nga detyra. Kemi raportuar që është nën hetim për tenderin për Tunelin e Llogarasë dhe lotin e 4, por më pas doli që janë të gjitha lotet nën hetim. Duke qenë se ka hetim në të gjithë tenderat tregon se Balluku ka ndërhyrë për përcaktimin e kompanive që do të dilnin fituese në tendera’, tha ajo.

Juristi Leonard Karaj, tha se sa kohë Balluku është marrë e pandehur, duhet që të kishte dhënë dorëheqjen nga posti.

‘Gjykata Kushtetuese mund të mos e marrë në konsideratë këtë ankim të qeverisë. Në datën 2 ose do të kalohet në seancë gjyqësore ose do thotë që kërkesa e kryeministrit s’ka të bëjë me shkelje. A ka ndërhyrë një institucion i drejtësisë në kompetencat e ekzekutivit. Gjykata nuk mund të shkarkojë, gjykata apo edhe prokuroria s’ja kompetencë për të bërë emërime. Kryeministri ka të drejtë që ta shkarkojë dhe ta emëroj dhe jo ta pezullojë. Neni 73 thotë një deputet s’mund të arrestohet dhe ti kontrollohet banesa pa autorizim e parlamentin. Po e arreston dikush Ballukun? Jo. Dhe kur merret e pandehur, pra po hetohet dhe ti s’mund të qëndrosh më aty’, tha ai.

Edhe avokati Alban Duraj, pati të njëjtin qëndrim. Ai tha se kryeministri Rama duhet që të kishte shkarkuar nga detyra Ballukun.

‘Rama nuk mori as një akt për ta shkarkuar nga detyra Ballukun. Rama tregon një lloj mbështetje që i bënë Ballukut, sepse e pret në zyrë për orë të tëra dhe këto janë metoda për t’i treguar prokurorisë se kjo ka mbështetjen time’, tha ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:01
Ilir Meta kërkoi të dëshmojë për 21 janarin, Romeo Kara: Ka qenë zv.kryeministër, di shumë sekrete

 

Juristi Romoe Kara, teksa u ndal tek çështja e 21 janarit, tha në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv, se dëshmia e Ilir Metës mund të ndihmojë të zbardhet 21 janari.

Sipas tij, Meta ka qenë zv.kryeministër dhe di shumë sekrete.

'Berisha duhet që të shkojë në burg për faktin që vrau për të mbajtur veten në pushtet. Po del dhe ka thënë sot në lidhje më demonstrimet dhe tha mos e bëjë këtë pyetje sepse ne po rrëzojmë regjimin, pra ky që ka vrarë do rrëzojë regjimin. Unë mund të hyjë në garë për pushtet po hyjë për padreëjtësië që më janë bërë por ai hyn si kriminal. Unë besoj se dëshmia e Metës do të ndihmojë shumë në proces. Ka zenë zv.kryeministër, di shumë sekrete', tha ai.