Një ditë pas komunikimit të vendimit të Gjykatës së Tiranës, që pezullonte nga detyra Drejtorin e Policisë së Shtetit Haki Çako dhe vartësit e tij, kryeprokurori i Tiranës Petrit Fusha dhe kryeprokurori i Krimeve të Rënda Besim Hajdërmataj kanë zhvilluar një takim një orësh.
Takimi është zhvilluar paraditen e djeshme në ambjentet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku dy drejtuesit kanë diskutuar lidhur me hetimin që po kryen njësia hetimore Task-Forcë pranë prokurorisë së Tiranës. Nuk dihet me saktësi nëse Fusha dhe Hajdërmataj kanë biseduar nëse çështja në ngarkim të Haki Çakos do i transferohet ose jo Krimeve të Rënda, pasi është kjo prokurori që heton funksionarët e lartë shtetërorë.
Megjithatë burimet pranë akuzës thanë se bëhet fjalë për një takim rutinë mes dy drejtuesve, ku janë analizuar çështje të ndryshme. Si Hajdërmataj dhe prokurori Fusha, nuk kanë pranuar të komentojnë këtë takim. Sipas hetimeve Haki Çako në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, nuk ka marrë masat që i takojnë me ligj për të siguruar hyrjen, administrimin dhe përdorimin e një pajisje specifike,“IMSI Catcher”, e cila është sjellë në Shqipëri nga autoritetet italiane, për qëllime trajnimi, siç deklarohet nga të dyshuarit. Kjo pajisje ka hyrë në territorin e vendit tonë pa iu nënshtruar regjimit doganor të përkohshëm dhe, për më tepër, pa marrë autorizimin përkatës nga Prokurori i Përgjithshëm, si autoriteti i vetëm që jep lejen për përdorimin e mjeteve të tilla.
Nga të dhënat e deklaruara nga të dyshuarit, kjo pajisje ka aftësi, ndër të tjera, që të identifikojë numrat IMEI të telefonave, e cila është një procedurë që i nënshtrohet legjislacionit për interceptimin.
Ndërhyrja në antenë
Nga hetimi ka rezultuar se gjatë seksioneve të praktikës është ndërhyrë disa herë në segmentin aparat fundor-antenë ligjore. Në hapësirën kohore të këtij veprimi, dyshohet se antena ligjore nuk regjistron aparatët fundore që tentojnë të lidhen me të.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com