Pezullimi i "vettingut", Rama:
Nga aleanca që ka frikë reformën

Pezullimi i Nga aleanca që ka frikë reformën">
Kryeministri Rama e sheh vendimin e pezullimit për ligjin e Vettingu-t nga Gjykata Kushtetuese si shprehje e rezistencës nga një aleancë që i druhet Reformës në Drejtësi, ku ai rreshton dhe opozitën.

Kreu i qeverisë shprehet i sigurtë se Vettigu do të kryhet pavarësisht vonesave që po krijon kjo aleancë dhe se atij nuk do të mund t’i shmanget askush.

Reforma në Drejtësi solli përplasje edhe në koalicionin qeverisës, duke ngritur pikëpyetje në vazhdimësinë e tij. Në një intervistë për Klan, kryeministri thotë se ai e ka të qartë të ardhmen dhe pret vendimin e LSI –së.

Debate në koalicion shkaktoi edhe deklarata e Ministrit të Drejtësisë për përfshirjen e ushtrisë në betejën e shtetit me kultivuesit e kanabisit. Por Rama thotë se ai ishte vetëm një mendim personal.

Kryeministri pohon se mazhoranca është gati të amendojë ligjin për importin e mbetjeve pasi presidenti e ktheu për rishqyrtim në kuvend, por përjashton mundësinë e  shfuqizimit të tij siç kërkojnë shoqatatat ambientaliste.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social