Mbi 40 specialistë të kompanisë “Simons” e cila është kontraktore e kompanisë “Bankers Petrolium” janë pushuar nga puna. Naftëtarët e pushuar shprehen se shkarkimin nga puna i tyre është i padrejtë dhe nuk kanë marrë asnjë shpjegim për këtë vendim të kompanisë “Simons”. Disa prej tyre thonë se shkaku i pushimit nga puna është ulja e çmimit të naftës. 


Naftëtarët e pushuar janë banorë të Mariznës dhe kanë një vjetërsi pune mbi 5 vjet. Ata u kontaktuan nga deputja e zonës Majlinda Bufi e cila i ka këshilluar që të ngrejnë një grup dhe të paraqiten pranë kompanisë për të mësuar se çfarë po ndodh me ta. 


“Simons” është kompani e kontraktuar nga “Bankers” për të bërë shpimin e puseve të naftës në Shqipëri. Pezullimi i aktivitetit të “Bankers Petrolium” nga Minsitria e Mjedist mesa duket ka si pasojë edhe uljen e të ardhurave për këto kompani duke shkurtuar punonjësit.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)