Pezullohen 4 yjet e PSG-së, kënduan këngë raciste bashkë me tifozët

Pezullohen 4 yjet e PSG-së, kënduan këngë raciste bashkë me tifozët

Festa e PSG-së pas fitores

PARIS - Katër lojtarë të Paris Saint Germain janë dënuar me një ndeshje pezullim nga Komisioni i Disiplinës i ligës franceze për këngët fyese dhe raciste që synonin rivalët e Marseille, pas ndeshjes së fituar nga PSG 4-0 më 24 shtator.

Ousmane Dembele, Achraf Hakimi, Randal Kolo Muani dhe Layvin Kurzawa u morën në pyetje nga komisioni, pasi u filmuan duke kënduar në fund të fitores 4-0 kundër Marseille. Katër lojtarët kanë kërkuar falje.

Ndeshja në "Parkun e Princave" u shënua edhe nga brohoritjet homofobike nga një pjesë e tifozëve të Paris Saint Germain që shënjestronin kundërshtarët. Si rezultat, liga urdhëroi mbylljen e tribunës "Auteuil' për dy ndeshje.

"Klubi shpreh keqardhje që komiteti ka zgjedhur një masë të tepruar dhe kolektive që mund të minojë dialogun dhe punën parandaluese të ndërmarrë nga klubi me shoqatat, institucionet dhe mbështetësit", tha PSG në një deklaratë, duke shtuar se nuk do të apelojë dënimin.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Rezultati në Shkodër nëse do votohej sot, garë e fortë PD-PS, socialistët më të preferuar në Shqipëri, demokratët në emigracion

Sondazhi/ Rezultati në Shkodër nëse do votohej sot, garë e fortë PD-PS, socialistët më të preferuar në Shqipëri, demokratët në emigracion