TIRANE - Shkelja e lejeve shpërblyese nga dy të dënuarit e drejtësisë Ilir Avdillari dhe Romeo Rustemaj ka sjellë pezullimin e përkohshëm të lejeve në burgjet shqiptare.
Një fakt i tillë konfirmohet nga ministri i Drejtësisë Eduard Halimi për A1Report, i cili tha se deri në një moment të dytë nuk do të jepem më leje për personat e klasifikuar të dënuar për vepra të rënda kriminale.
Ky vendim sipas Halimit është marrë në një takim të mbajtur dje me Drejtorët e Burgjeve, ku veç pezullimit të lejeve është vendosur dhe shkarkimi i drejtorit të burgut të peqinit Sajmir Salla.
“Lejet janë pezulluar deri në një afat të dytë, do të forcohen rregullat. Kemi vendosur të shkarkojmë drejtorin e burgut të Peqinit”- tha Halimi duke shtuar se ministria do të inspektojë kartelat e të burgosurve që kanë marrë leje.
Halimi gjithashtu tha se ka kërkuar nga administrata e burgjeve të forcojë rregullat e dhënies së lejeve dhe para çdo leje të bëjë verfikimet maskimale për arsyet e lejeve që do ti jepen cilido nga të dënuarve.
Ilir Avdillari u shpall në kërkim dhe u arrestu disa ditë më parë pasi shkeli lejen e dhënë nga burgu i Fushë Krujës, ndërkaq Romeo Rustemaj mbetet ende person në kërkim policor pasi nuk është kthyer në burgun e Peqinit pasi i mbaroi afati i lejes.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com