Pezullohet mësuesja që dhunoi
nxënësin para 1 viti, si u zbulua

Pezullohet mësuesja që dhunoi<br />nxënësin para 1 viti, si u zbulua
SHKODER - Prej një viti një mësuese e Gjuhë-Letërsisë në Shkodër ushtronte qetësisht profesionin, derisa një video e publikuar në mediat sociale e nxorri atë zbuluar. Nevila Duraj u pezullua nga detyra pas video-skandalit të publikuar në media sociale ku ajo shfaqej duke dhunuar një nxënës së klasës së shtatë në shkollën “Gjon Ndoci” në Vaun e Dejës.

Ishin nxënësit e tjerë në klasë ata që kishin filmuar me celular momentin kur mësuesja e tyre qëllonte vazhdimisht me shpullë në kokë nxënësin, pasi ky i fundit nuk kishte bërë detyrat. Ata kanë marrë guximin që pas një viti të ngrenë zërin dhe ta bëjnë publike këtë video në mediat sociale.
 
Vendimi i pezullimit të mësueses u mor nga Komisioni i Disiplinës në Ministrinë e Arsimit, pas urdhrit të ministres Nikolla për të verifikuar ngjarjen. Përpos këtij vendimit, Komisioni i Disiplinës do të analizojë shkaqet që çuan në dhunimin e nxënësit.
 
Duraj ishte prej 18 vitesh mësuese në profilin e Gjuhë-Letërsisë.
 
Shqiptarja.com mëson përmes burimeve nga kjo shkollë se drejtuesit e “Gjon Ndocit” ishin vënë në dijeni për incidentin, por nuk kanë marrë asnjë masë. Nxënësit që kanë filmuar videon amatore, mësohet që më herët ta kenë vendosur në dispozicion edhe drejtuesve të shkollës. 

Dhuna e mësuesve ndaj nxënësve vijon të jetë një problem në arsimin shqiptar. Dhe ata që i nxjerrin zbuluar këto skandale janë vetë nxënësit të cilët përmes videove amatore kanë ngritur shpesh zërin në mediat sociale për të treguar këtë realitet të hidhur të shoqërisë sonë. Të shumtë kanë qenë rastet e mësuesve që ngrenë dorë ndaj fëmijëve...Por a është kjo përgjigjja e merituar që një mësues duhet t'i japë nxënësit kur në fakt paguhet ta mësojë?!
 

Skandali i rradhes ne arsim: Kjo video mendohet se eshte filmuar rreth nje vit me pare ne shkollen "Gjon Ndoci", Bushat, Shkoder

Posted by on Thursday, October 15, 2015


Reagimi i Ministrise se Arsimit
Nisur nga një video e transmetuar në media dhe në rrjete sociale, ku një mësuese ushtron dhunë fizike mbi një nxënës gjatë orës së mësimit, Ministria e Arsimit dhe Sportit sqaron opinionin se: Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, Ministria e Arsimit nëpërmjet Drejtorisë Arsimore Rajonale Shkodër ka nisur grupin e inspektimit për verifikimin e ngjarjes që shfaqet në video.

Pas verifikimit, rezulton se mësuesja e shfaqur në këto plane filmike, është znj. Nevila Duraj, mësuese prej 18 vitesh në profilin gjuhë-letërsi.

Ngjarja ka ndodhur rreth një viti më parë, gjatë orës së gjuhës në klasën e VII-të të shkollës 9 vjeçare “Gjon Ndoci”, në Bashkinë e Vaut të Dejës. Në këto kushte, Drejtoria Arsimore e Qarkut Shkodër në bashkëpunim me shkollën kanë mbledhur menjëherë Komisionin e Disiplinës për marrjen e masës së pezullimit nga detyra të mësueses Duraj, si edhe për të analizuar shkaqet dhe pasojat e kësaj ngjarjeje.

MAS bën më dije të gjithë opinion publik, se një nga prioritet e saj në drejtim të sigurimit të cilësisë së dijes, përmirësimit të jetës dhe garantimit të formimit të një personaliteti të shëndoshë të fëmijëve shqiptar në institucionet arsimore parauniversitare për vitin e ri shkollor 2015-2016, të jetë zhvillimi i një fushate kombëtare për parandalimin e dhunës në shkolla.

Ky plan veprimi është hartuar paraprakisht me Ministritë e linjës dhe në bashkëpunim me përfaqësues të shoqërisë civile, si edhe i është përcjellur të gjitha shkollave të vendit për t’u kthyer në plan kombëtar veprimi “Stop Dhunës në Shkollë”.

Ministira e Arsimit dhe Sportit, duke dënuar ashpër këtë akt të shëmtuar dhe jashtë çdo lloj etike të profesionit, fton të gjithë nxënësit, mësuesit, prindërit dhe çdo qytetar në vend, të mos hezitojnë të denocojnë çdo lloj akti dhune i cili cënon të drejtat themelore dhe të shtrenjta të fëmijëve tanë si dhe dëmton rëndë imazhin e shkollës.
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në 

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në