Korrupsion dhe nxjerrje të sekretit/ Pezullohet nga detyra zv. drejtori i OFL-së, Artan Shkëmbi! Sinjalizimi erdhi nga partnerët e huaj

TIRANË-7 muaj pasi kaloi të tre filtrat e vettingut, atë profesional, moral e për pasurinë, partnerët e huaj zbulojnë lidhjet e numrit 2 të Operacionit Forca e Ligjit, Artan Shkëmbi, me dekonspirim të operacioneve dhe përfshirje në korrupsion.

Burime konfidenciale thonë për Report Tv, se ky informacion i është përcjellë Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion, ku pas hetimeve të kryera ka kërkuar në GJKKO masën e pezullimit nga detyra. Vendimi i pezullimit të Artan Shkëmbit pak ditë më parë, i është përcjellë edhe kreut të policisë së Shtetit Ardi Veliu që ia ka komunikuar Shkëmbit duke e zhveshur nga posti deri në përfundim të hetimeve të nisura ndaj tij.

Report Tv mëson se hetimet janë ndjekur me metoda speciale ndërsa pritet që në përfundim të tyre të vendoset edhe për fatin e Shkëmbit që me këto akuza rrezikon një përballje të fortë me ligjin. Ky është hetimi i parë në nivele të larta drejtuese në Policinë e Shtetit ndërsa më herët Artan Shkëmbi ka mbajtur edhe postin e kreut të strukturës “Forca e Ligjit” që u shkri për t’i hapur rrugë “OFL-së”.

OFL prej Janarit 2020 ka mbi 200 procedime të hapura mes tyre 80 kërkesa për sekuestrim pasurie, 9 për heqje sekuestro, 30 çështje për zgjatje të afateve të sekuestrove dhe 42 çështje për konfiskim pasurie ndaj personave të skeduar.

Informacionet këto që kanë kaluar edhe nëpërmjet numrit dy të operacioni Forca e Ligjit, i cili nga kjo e hënë do të qëndrojë jashtë radhëve të policisë deri në përfundim të hetimit nisur ndaj tij për korrupsion e nxjerrje sekreti hetimor. Në vend të tij është komanduar Oficeri Hekuran Bregu.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:06
Pezullimi nga detyra i zv. drejtorit të OFL-së, zbulohen detajet: Dosjen për Shkëmbin e sollën gjermanët

Numri 2 i Operacionit Forca e Ligjit, Artan Shkëmpi u pezullua nga detyra pasi akuzohet për dekonspirim të operacioneve dhe përfshirje në korrupsion.

Sipas burimeve për Report Tv, dosjen me informacionet për Artan Shkëmbin e kanë sjellë gjermanët. Ata kanë qenë suportuesit e parë të Task Forcës e më pas OFL-së. Mësohet se aktiviteti dekonspirues sipas zgjermanëve ka zgjatur ida muaj. Më pas SPAK e ka hetuar Shkëmbin për korrupsion, për të cilin provat ia pranoi gjykata.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • klodi: 29/09/2020 11:55

    Po si valle shteti mbeshtet keto njerez. Po nje Darjel Sina nje i korruptuar ordiner do te kandidoj per Gjykat larte...o njerez ai eshte i korruptuar, te mbeshtetur nga Luan Rama i LSI... O organizata nderkombetare pse heshteni para ketij njeriu...tup turp po kaloj kjo..spaku duhet te hetoj kete pisanjoz, se bashku me nje gjyqetare Blerona Hasa, dhe shkelqim ganaj..

    Përgjigju
  • Sauku Vjeter: 29/09/2020 08:31

    Çun i mire por ke ra ne sy se shetit me Range Rover!!

    Përgjigju
  • Bledi: 29/09/2020 07:21

    Ky qe dergon formularin e OFL te tjereve eshte I korruptuar. Hahaha e bukur kjo,

    Përgjigju
  • Koli: 29/09/2020 03:03

    Kur thuhet "gjermanet" cfare kuptoni more? Jane thjesht ca gjermane pazari, agjenci shteterore,policore apo informative? Gjithsesi, nuk ka fare as logjike e as baze qe nje shtet apo fuqi e huaj paska dosje per nje zyrtar ne Shqiperi. Shume e trashe kjo. Duhet te dale Lleshi me preshin Veliu te sqarojne publikun te pakten.

    Përgjigju
  • Oo popull: 28/09/2020 21:34

    Per te gjithe vetingjet po ti qe i ndake ne dy cfare halli ke se shume i detajuar qenke. Mos te fle lepuri gjekundi.....

    Përgjigju
    • Ooo pupull: 28/09/2020 22:38

      Te bera dallimin se ngaterove ti llojin e vetingut. As lepuri dhe as qeni nuk me fle gjekundi se nuk kam asnje interes. Komentin tim e kam bere tek Ligji.

  • Ligji: 28/09/2020 16:46

    Nese partneret e huaj kane prova dhe ky ndeshkohet sipas lgjit atehere Vetingu i Lleshit dhe i Ardi Veliut nuk ka funksionuar ose me mire te themi eshte i manipuluar. Dikush tjeter pervec ketij Shkembit duhet te mbaje pergjegjesi te rende ligjore. Nese doni shtet, keshtu duhet te funksionoje. I morei si kolopuce kopshti Eulex trimat e UCK-se ndaj mendoj se dhe neve ketu na duhet nje mision i tille. Ka humbur besimi tek kjo polici qe edhe pse ka njerez te ndershem brenda saj, komandohen nga horrat.

    Përgjigju
  • Alfons: 28/09/2020 15:16

    Perse duhet te ishte akoma ne polici ky qe vrau nue femije ne autostrade me makine,po eshte faji i ardi veliut dhe nikoll rices qe jane me hajdute se ky.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 28/09/2020 15:06

    Populli po kupton dhe ndergjegjesohet se ka filluar RESHQITJA E MADHE E PUSHTETIT KRIMINAL 30 VJEÇAR E KLANSEKTIT PS,PD,LSI. ATE NUK MUND TA NDALE AS "ZHDERVJELLTESIA"E KRYETARIT TE RILINDJES@LULUSHBIBILUSHIT APO AS "KANIBALIZMI" I SPIROPALKËS SE SKENDERBEUT,PER TE MOS PERMENDUR EMRIN E PALOPRESIDENTIT.

    Përgjigju
  • populli: 28/09/2020 15:05

    Protektoriat ...

    Përgjigju
  • Mirela: 28/09/2020 14:46

    Mos beni llogje kot se eshte profesionist dhe djale i mire. Majfton nje info dhe leshohet gjithe kjo histeri. Secili me kompetent se tjetri per te bere analiza dhe nxjerre konkluzione. Prisni nje here te flasin ata qe e kane nisur kete pune

    Përgjigju
    • CaBone: 28/09/2020 16:05

      O Mirela po kto sja nxorren UFOt infon apo jo? Ata pra ja nxorren partneret e huaj. Skam gje as me kte as me ata por komenti jot cik pa lidhje e dashur?

    • Loni: 28/09/2020 15:09

      Ti mirela nga nje ane thua prisni te flasin ata. Nga ana tjetër thua esh profesionist dhe djale i mire. Tani mbaj 1 qendrim koerent

    • UKU MOMLIT: 28/09/2020 14:53

      Mirela,mos je motra e Spiropalkës se Skenderbeut?

  • jam sufllaqexhi: 28/09/2020 14:26

    filluan sufllaqexhinjte komentet.... yppp xhixhiiiiiiii

    Përgjigju
  • Biku: 28/09/2020 14:04

    Policia qe duam, e korruptuar koke e kembe me mbeshtetjen e pozite e opozite.Ardi veliu te rrij ti bej bjografine nenave te minorenve qe rrahin policet e te procedoj perdorusit e hashashit dhe hajdutet e energjise se gje tjeter ska ber deri me sot.Ikni o njerez nga shqiperia se nuk behet.

    Përgjigju
    • Biku: 28/09/2020 20:04

      O filan ma bere bjografine mua?Ik ha sufflaqe ate bej mos u bej dhe ti si Ardi Veliu

    • Filani: 28/09/2020 17:54

      Ti nuk paske familje me duket e as prinder ne moshe ose nuk ta ndjen per ato...qenke me idete ti bej mire tjetrit e jovetes ose vendeve te tjera e jo vendit tim...

  • Populli: 28/09/2020 13:55

    Ky ishte dhe vettingu. Kalojne te korruptuarit e hane te ndershmit

    Përgjigju
    • O o popull: 28/09/2020 20:00

      Po flet per vetingun ne polici jo ate ne drejtesi qe behet nga nderkombrtaret.

    • o popull: 28/09/2020 14:03

      ca lidhje ka kjo me vetingun. Kush esh e ndeshmja qe e hengri, Donika Prela?

  • Ela: 28/09/2020 13:49

    Sa e tham qe korupsioni,pislliku,imoraliteti,vjedhja, eshte komplet ne polici.pos u pastrua policia.politika,ska gje ne vije shqiperia

    Përgjigju
  • Shoku: 28/09/2020 13:48

    Te gjitha sekuestrimet tani dalin pa vlere se po shkoj ceshtja ne gjyq fare mire mund te mbrohen me rastin e drejtorit te korruptuar dhe vete OFL del pa vlere.Edhe ne Strasbourg i marrin dhe shtetit ca euro demshperblim per bllokim te paligjshem pasurie.

    Përgjigju
  • Populli: 28/09/2020 13:30

    Të rrojnë ndërkombëtarët se të ishte për mutrit tanë 100 vjet në detyrë do rrinte ky copa e mutit..

    Përgjigju
  • LORA: 28/09/2020 13:30

    Ky duhet proceduar penalisht,,, jo pezulluar. Felliqsire,pa piken e respektit per shtetin dhe funksionimin e drejtesise.Kjo fytyre nuk duhet te qaset me ne zyrat e shtetit shqiptar

    Përgjigju
  • Shqipe: 28/09/2020 13:22

    This is Albania

    Përgjigju
  • gjethja e thate e fikut: 28/09/2020 13:21

    OFL eshte nje organizem sulmues pa assnje vlere, nuk ka bere asnje gje efektive deri sot, eshte nje toge e madhe apo kompani qe paguhen kot ne kuriz te taksapaguesve, bejne vetem show, teater dhe komedi te zeze, edhe atij pisnensmenit elbasanas qe i kishin derguar ferman ne gusht qe brenda 48 oreve te dekllaronte pasurine, ai nuk pordhi fare per OFL (OOOO-HHHH-FFFF-LLLL), sot i dogjen porshin e kushtueshem rreth 200,000 euro, ja pra qe krisma nuk ka patur edhe po ka patur ato kane qene larg dhe shume larg. Perderisa nuk merret me peshqit e medhenj politikanet e pasur dhe grabtiqare, nuk ja vlen per cironkat

    Përgjigju
    • Vlonjati: 28/09/2020 15:25

      Nqs shteti mban krahun e kriminelit kundershtar. Ateher vrasje dhe orgjira me cupen e pushtetarët do ndodhin

  • Turi: 28/09/2020 13:12

    Kushedi cilit kriminel te lidhur me pushtetin i ka shkelur ne kallo...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb