Pezullohet për një javë sulmuesi i
Milanit, shkak protesta ndaj arbitrit

Pezullohet për një javë sulmuesi i<br />Milanit, shkak protesta ndaj arbitrit
Milan nuk do të ketë në dispozicion sulmuesin, Carlos Bacca, gjatë ndeshjes së ardhshme.
 
Gjykata sportive e federatës italiane, e ka pezulluar lojtarin për një javë për shkak të veprimeve anti-sportive gjatë ndeshjes kundër Juventusit e cila u luajt të premten e kaluar, në javën e 28-të të Seria A.
 
Përveç pezullimit, gjykata ka vendosur dhe një gjobë prej 10 mijë euro për sulmuesin Bocca, si dhe karton për drejtuesin e klubit, Adriano Galliani e Rocco Maiorino.
 
Gjithashtu janë pezulluar për një javë edhe dy futbollistët e tjerë të Milan, Sosa e Romagnoli.
 
Ndërkohë kjo javë duket sikur ka qenë një javë "ndëshkimesh" në Seria A, pasi masa e pezullimit është dhënë edhe për futbollistin Bruno (Pescara), Burdisso (Genoa), Henrique (Palermo), Kurtic (Atalanta), Masina e Torosidis (Bologna), Milinkovic-Savic (Lazio), Tomovic (Fiorentina)  dhe Viviano (Sampdoria)

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve