Pezullohet puna gjatë natës në doganën e Korfuzit, shkak mungesa e personelit

Një vendim i autoriteteve greke për mbylljen e doganës së portit të Korfuzit pritet të sjellë jo pak probleme gjatë këtij sezoni turistik në Sarandë. Bëhet fjalë për një vendim të datës 16 maj, me anë të së cilit është vendosur mbyllja dhe ndërprerja e shërbimeve doganore nga ora 24:00 deri në orën 06:30 të mëngjesit.

Arsyeja e ndërprerjes së shërbimeve në këto orë  sipas palës greke, është mungesa e personelit. Operatorët turistik shqiptar kanë lidhur kontrata me agjensitë turistike partnere për të siguruar transportin nga Korfuzi drejt Sarandës edhe në orët e natës me tragete çarter.

Ndërsa një vendim për pezullim pune nga grekët në një orar të tillë do të shkaktonte anomaly, por edhe një imazh negativ për udhëtimet turistike drejt Sarandës, pasi turistët do të duhet të kalojnë natën jashtë ambienteve të portit deri në orën e hapjes së doganës.

Kryetari i shoqatës së operatorëve turistikë në Sarandë, Arben Cipa shprehet se ka kontaktuar me autoritetet greke, por kjo çështje kërkon angazhim të institucioneve shtetërore për të diskutuar me palën greke dhe gjetjen e një zgjidhje.

Ka lindur një problem që prej  datës 16 maj, drejtoria e policisë së Korfuzit ka marrë një vendim për ku edhe ka përcjellë këtë si vendim te të gjitha kompanitë e transportit pra dogana dhe pjesa e kontrollit të pasaportave gjatë orës 24:00 deri në orën 06:30 të mëngjesit. Pra ka marrë një vendim për të mbyllur kufirin dhe mosfunksionimi i kësaj quhet dështim.

Arben Cipa

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur