Pfizer njoftoi të hënën blerjen, për 6.7 miliardë dollarë, të laboratorit Arena Pharmaceuticals, i cili zhvillon disa trajtime kundër sëmundjeve inflamatore autoimune. E themeluar në vitin 1997 dhe e vendosur në San Diego (Kaliforni), Arena u listua në bursë në vitin 2000. Ajo është e specializuar në zhvillimin e barnave. Në vitin 2020, ajo arriti vetëm një xhiro prej 306,000 dollarësh (me një humbje prej 404 milionë dollarësh), kundrejt 806 milionëve të një viti më parë falë kryesisht shitjes së të drejtave të një medikamenti kundër hipertensionit arterial pulmonar në United Therapeutics.
Laboratori aktualisht po llogarit në trajtimin kundër kolitit ulceroz, një sëmundje inflamatore kronike e zorrëve të trashë dhe rektumit, në fazën 3 të studimeve klinike, e fundit përpara paraqitjes së një aplikimi për autorizim tregtimi. Arena po përgatitet edhe për fazën 3 (e cila krahason efektivitetin e trajtimit me atë të barnave tashmë në treg) të një trajtimi për dermatitin atopik, i quajtur edhe ekzema atopik, që është një sëmundje inflamatore kronike e lëkurës.
Pfizer është gjithashtu i interesuar për etrasimod, një ilaç oral për disa sëmundje inflamatore autoimune. " Ne planifikojmë të përshpejtojmë zhvillimin e etrasimodit " duke ndarë burime shtesë për këtë trajtim, tha në një deklaratë, presidenti i divizionit të inflamacionit dhe imunologjisë të Pfizer, Mike Gladstone.
Kjo blerje, e financuar tërësisht me para në dorë, është ende subjekt i miratimit të autoriteteve rregullatore.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14%
-
Të gabuar
83%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 2898
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Varianti Omicron qarkullon në ajër, Komisioni Evropian autorizon vaksinën e përditësuar të Pfizer-it
1 Shtator 2023, 11:52
-
VIDEOLAJM/ Fabrika e Pfizer goditet nga tornado, shikoni si është shkatërruar
20 Korrik 2023, 17:25
-
Marrëveshja me Pfizer për 700 000 doza vaksina të rialokuara, Alibeaj skeptik: Pse duhet me urgjencë, është kërkesë e Pfizerit, jo e jona
5 Dhjetor 2022, 15:21
-
Mbi 700 mijë vaksina kundër COVID së shpejti në Tiranë! Manastirliu: Do vijnë në muajin nëntor! Kreu i OBSH për Evropën: Priten rritje të rasteve
26 Tetor 2022, 17:17
-
Shpresat për vaksinën kundër kancerit, çifti i shkencëtarëve që krijuan 'Pfizer-in' japin lajmin e mirë
16 Tetor 2022, 19:22
-
Rama zbulon ‘kontrabandën’ me Di Maion për sigurimin e vaksinave Pfizer: I morëm fshehurazi nga Italia, pavarësisht ndalimeve të kompanisë
9 Tetor 2022, 16:55
-
EMA paralajmëron për një variant të ri të COVID-19 në dimër
2 Shtator 2022, 19:01
-
Moderna padit Pfizer & BioNTech për kopjim të teknologjisë mbi vaksinën kundër COVID-19
26 Gusht 2022, 16:28
-
Biontech dhe Pfizer marrin porosi miliarda euro nga SHBA, po e pasuron pandemia industrinë farmaceutike?
4 Korrik 2022, 10:32
-
Vaksinat ‘Pfizer’ dhe ‘Moderna’ mund të injektohen tek fëmijët duke nisur nga mosha 6 muajsh
17 Qershor 2022, 22:47
-
CDC: Mbrojtja ndaj koronavirusit nga dozat përforcuese bie pas katër muajsh
11 Shkurt 2022, 22:40
-
EMA shqyrton dozën përforcuese të Pfizerit për fëmijët
8 Shkurt 2022, 21:28