Rama zbulon ‘kontrabandën’ me Di Maion për sigurimin e vaksinave Pfizer: I morëm fshehurazi nga Italia, pavarësisht ndalimeve të kompanisë

Kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio pranojnë se kanë kontrabanduar vaksina, shkruan Fabio Paravisi për gazetën e njohur italiane ”Corriere della sera”.

Rama tregon se si arriti të merrte vaksina fshehurazi nga Italia pavarësisht ndalimeve të Pffizer-it.

‘Një operacion kontrabande vaksinash i kryer nga dy ministra’. Kjo është historia që kryeministri shqiptar Edi Rama bëri në Bergamo gjatë fjalimit të tij në “Kultura do të shpëtojë botën”, organizuar nga ”Semi – Storie di Eccellenza, Merito e Innovazione”.

Rama i referohej ish-ministrit të Jashtëm, Luigi Di Maio i cili ishte ulur në rreshtin e parë të Aula Magna të Universitetit të Bergamos, në atë që ishte një nga daljet e tij të para publike pas humbjes së tij në zgjedhje.

Në fjalën e tij, Rama foli për situatën politike shqiptare dhe marrëdhënien e tij me Italinë që në ditët e diktaturës kur të rinj si ai shkuan në Vlorë jo për det, por për të ndjekur programet televizive italiane.

‘Sot po them diçka që askush nuk e di. Unë jam shqiptaro-italian, Di Maio napolitano-shqiptar, që kemi bërë bashkë një operacion kontrabande. Çfarë italiani apo shqiptari jeni nëse jeni gjithmonë në përputhje me ligjin?’, tha Rama.

Ai iu kthye periudhës kur Covid-19 goditi fort Shqipërinë.

“Njerëzit kishin frikë se do të vdisnin si peshku pa ujë, por nuk kishim mundësi të bënim vaksinën. E pyeta Luigin se a mund të na japësh doza të paktën për mjekët dhe infermierët? Pffizer kishte një kontratë shumë të prerë me qeveritë: Unë iu jap vaksinat, por ju nuk mund t’ia jepni ato askujt. Diçka që është gjithçka tjetër veçse e krishterë. Luigi tha se do të ishte një gjë shumë serioze. Por, ne e bëmë këtë me shërbimet tona sekrete: dy ministra që i kalonin mallrat kontrabandë njëri-tjetrit për të shpëtuar njerëzit. Më pas nuk mund t’i fshihnim vaksinat, duhej t’i administronim edhe ato. Avokatët e Pffizer kërcënonin me padi dhe donin të dinin se si i morëm ato, por ne thjesht thoshim nga një vend mik. Thashë se kishim mësuar nga napolitanët se nuk duhet të heqësh dorë kurrë nga një mik para policisë”, tha Rama.

Ai e qetësoi më në fund Di Maion për çdo polemikë duke shtuar “Luigi, tani je njeri i lirë”.

Rama e quajti vendin e tij “një Itali më të ngatërruar” dhe tha se nuk mendon se do të ketë probleme me qeverinë e ardhshme italiane.

“Nuk kemi pasur kurrë probleme në të kaluarën me asnjë lloj qeverie, si me të majtën ashtu edhe me të djathtën sepse ne i përkasim së njëjtës histori: Berlusconi do të kishte qenë një socialist i mirë nëse nuk do të kishte qenë tashmë vendi i zënë në atë anë”, tha Rama.

Duke folur për zgjedhjet italiane, Rama ka bërë shaka me kryetarin e bashkisë së Bergamos, Giorgio Gori.

“Ai është një nga humbësit më të pabesueshëm në historinë e 30 viteve të fundit. Nuk e di se si keni arritur të humbni, por keni arritur të shkaktoni një humbje siç nuk do ta kishte asnjë kundërshtar”, tha Rama.

Rama u shpreh optimist për hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Jemi përpjekur shumë herë, por është si të organizojmë një dasmë dhe nusja nuk vjen. Shumë vite diktaturë na kanë bërë vendin më të largët nga Rusia (nuk kemi nevojë të aplikojmë sanksione, e kemi bërë që nga viti 1990) dhe më të afërmit me Evropën dhe SHBA. Ne jemi më pro amerikanë se teksanët. Për BE-në tani jemi më të qetë sepse tashmë ka pasur zgjedhje në vende si Franca dhe Holanda, pasi një ministër para dhe pas zgjedhjeve janë dy njerëz të ndryshëm, qëndrimi është i ndryshëm”, theksoi ai.

Bergamo po i afrohet momentit kur do të bëhet Kryeqyteti i Kulturës në vitin 2023.

“Është një burim krenarie dhe në këtë moment historik është një mundësi e shkëlqyer për të ndërtuar ura dhe për të zbuluar se në botë jemi më afër se sa mendojmë”, tha Di Maio.

Edi Rama theksoi se ftesa në Bergamo është nga të paktët që e ka pranuar.

“Unë kisha dërguar tashmë 30 infermierë atje gjatë pandemisë dhe sot solla personalisht një artist, që jam unë. Bergamo është një realitet spektakolar, ju duhet të ndiheni të lëvduar nga Zoti që ka vendosur të lindni në Bergamo”, përfundoi ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:35
Frikë nga Meloni? Rama  flet për qeverinë e re në Itali dhe sjell shembullin e Berlusconit dhe Nanos: S'kemi asnjë problem

 

Në një intervistë për median italiane, kreu i qeverisë ka komentuar edhe zhvillimet e reja politike në Itali si dhe qeverinë e re, nën drejtim të Giorgia Meloni me prirje të djathta ekstreme. Gjatë intervistës për SkyTg24, Rama u shpreh i sigurt që marrëdhëniet mes dy vendeve nuk do të përcaktohet nga kahet politike, ndërsa solli si shembull raportin e ish-kryeministrit Italian Silvio Berslusconi me Fatos Nanon. Rama u shpreh se dyshja kishte marrëdhënie të mira pavarësisht bindjeve të ndryshme politike.

“Nuk varet nga kahja politike. Unë mendoj për Berlusconin, që është përfaqësues i së djathtës në Itali, por gjithsesi Berlusconi ka patur një marrëdhënie shumë të mirë me Fatos Nanon që ka qenë një kryeministër socialist i Shqipërisë. Ju them këtë se ka pasur periudha që kanë qenë qeveri të djathta, ndërsa në Shqipëri qeveri të majta. Nuk ka rëndësi përkatësia politike. Gjithsesi kemi një atmosferë politike, lidhjesh historike dhe janë të hershme lidhjet tona. Tirana ka qenë e projektuar nga arkitektët italianë dhe gjithçka që shihni në Tiranë si një monument kulture me një rëndësi të veçantë është realizuar dhe ndërtuar pikërisht nga arkitektë italianë në periudhën përpara dhe gjatë pushtimit fashist. Edhe gjatë pushtimit fashist të themi ka qenë një pushtim sikur të ishte diçka mëse e natyrshme sepse Shqipëria i përkiste kësaj perandorie dhe nuk besoj se do ketë asnjë ndryshim në marrëdhëniet. Nëse një qeveri është më e djathtë, apo më e majtë apo je në opozitë, në fund të fundit kur vjen fjala për të qeverisur atëhere duhet patur kujdes sepse duhet të bësh gjithçka për të mos u asgjësuar nga e djathta apo e majta dhe duhet gjetur një vijë e mesme, e artë sepse është e thjeshtë të hartosh gjithë ato poezi epike mbi atë çka mund të bëhet në të ardhmen, po kur arrin të qeverisësh, atëherë çdo gjë bëhet më e vështirë. Gjithsesi duhet t’i bësh gjërat, i përket së djathtës apo së majtës sepse nuk ka receta për të djathtën apo të majtën, por duhet të bësh llogaritë mire”, tha Rama.

M.Q./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jace Roland: 10/10/2022 09:02

    KM Rama thote se:"Nuk varet nga kahja politike...." Mendoj se varet shume nga kahja politike kur behet fjale per nje force politike qe nderton propaganden elektorale mbi shpinen e emigranteve ne Itali vend ku jetojne rreth 450.000 shqiptare te rregullt, rreth 20.000 shqiptare te parregult (apo klandestine siç i quajne gazetata) dhe mbi 200.000 shqiptare te natyralizuar italiane.

    Përgjigju
  • drini: 10/10/2022 01:03

    Oho kjo eshte skandaloze.Si mund te beje nje kryeminister gjera te tilla dhe cpret nga shqiptaret qe fillojne biznesin ne shtepite e barit sapo shkelin ne Angli. Qellimi justifikon mjetin. Por jo gjithemone. Ne Kanada kisha katolike dhe qeverite hapen shkollat rezidenciale me qellimin e mire per te edudkuar femijet e njerzeve indigjen por ata po kerkojne falje sot duke filluar nga Papa deri tek kryeministri iKanadas Justin Trudo sepse ata i moren me zore femijet nga prinderit e tyre dhe i futen pa deshiren e tyre ne shkolla per ti edukuar sipas standarteve te tyre. Rama brenda 24 oreve ka deklaruar dy gjera shume skandaloze. Kjo nje dhe e dyta qe pushtimi i i Shquiperise nga Italia ishte nje gje normale. I ka hyre vetja shume me qejf dhe po behet i rrezikshem. Duhet ndalur para se te marre nje mndat tjeter dueht protestuar kunder qeverise te djathte ( ai vetem pretenddon se eshte socialist) fuqishem

    Përgjigju
  • Mbesa e Besnik Bekteshit: 09/10/2022 18:46

    Kontrabande ilacesh dhe asnje i pandehur? Uroj ta therrasin ate Di Maion sa me shpejt.

    Përgjigju
    • Dory: 10/10/2022 00:04

      Shume mire kane bere se vaksina i dha e gjithe vendeve por dhe ketu njerez jetojne

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë