“Pfizer” vonon shpërndarjen e vaksinave 6 vende anëtare kërkesë për transparencë, dyshime çfarë do të ndodhë me vendet e tjera

Në një kohë kur mbi 2 milionë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 që nga rënia e pandemisë, kompania “Pfizer” ka paralajmëruar një vonesë në shpërndarjen e vaksinave të saj në Evropë për shkak të përgatitjeve për rritjen e kapaciteteve prodhuese. Ndërkohë që shumë vende po përballen edhe me një problem tjetër po marrin më pak doza nga sa ishte parashikuar. Gjashtë shtete e quajtën situatën "të papranueshme" dhe paralajmëruan se po "ulet besueshmëria e procesit të vaksinimit". Suedia, Danimarka, Finlanda, Lituania, Letonia dhe Estonia i kërkuan BE të ushtrojë presion mbi kompaninë Pfizer-BioNTech. Në një letër drejtuar komisionit Evropian gjashtë ministrat e Shëndetësisë i bën thirrje Brukselit të sigurojë transparencë dhe stabilitet.

Edhe në Itali, lajmi nuk është pritur mirë pasi nga e hëna në vend do të do të arrijnë 29% më pak shishe vaksinash sesa përcaktohet në kontratë. Nga 470 mijë doza, kjo është rreth 136 mijë më pak në javë. 

Pas vonesave në shpërndarjen e vaksinave të Pfizer, ka reaguar edhe presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen. “Menjëherë telefonova shefin e “Pfizer”, i cili më sqaroi se do të ketë një vonesë në shpërndarje në javët e ardhshme, por garantoi se të gjitha dozat e duhura për tremujorin e parë do shpërndahen në kohë. Ai është përfshirë personalisht në përpjekjet për shkurtimin e periudhës së shpërndarjes dhe për kapjen e ritmit të mëparshëm. Për ta arritur këtë i përcolla mesazhin se urgjentisht në duhen dozat për tremujorin e parë”, tha Ursula va nder Leyen,

Ndërsa vetë kompania në një komunikim për mediat bëri me se dërgesat e reduktuara ishin një çështje e përkohshme.

"Edhe pse kjo do të ndikojë përkohësisht në dërgesat në fund të janarit deri në fillim të shkurtit, kompania do të sigurojë një rritje të konsiderueshme në doza të disponueshme për pacientët në fund të shkurtit dhe marsit,"  bëri me dije Pfizer.

Brukseli ka blerë rreth 2 miliardë doza vaksinash nga kompani të shumta për përdorim në 27 vendet anëtare dhe kontrata me Pfizer/BioNtech është për 600 milionë doza, gjysma e të cilave pritej të dorëzoheshin para shtatorit. Danimarka ka siguruar numrin më të lartë të qytetarëve të cilët kanë marrë dozën e parë dhe pas saj vijnë Irlanda dhe Italia vijnë më pas me më shumë se 1,600 doza për 100,000 banorë. Edhe pse vonesat fillimisht janë deklaruar se prekin Bashkimin Evropian, nuk janë dhënë ende detaje sesi mund të ndikohet shpërndarja e vaksinave në vendet e tjera të cilat kanë nënshkruar kontrata me kompaninë Pfizer, mes të cilave është edhe Shqipëria. Vendi jonë ka nënshkruar një kontratë me kompaninë për 500 mijë doza. 10780 prej të cilave pritet të vijnë në janar.  

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë