Postimet jo të zakonta në facebook të Presidenti Ilir Meta tashmë nuk bëjnë më përshtypje se e kemi parë nga maja e malit  deri te pantallonat e shkurtra në breg të detit, nga pozat me qentë dhe macet deri tek ato poshtë luleve apo shtrirë në lëndinë.

Megjithatë një postimi i fundit i tij ku flet anglisht, me bluzën dhe shallin e skuadrës Celtic , ku tregon se ka thyer një rekord duke vrapuar 26  km para perëndimit të diellit, është bërë shënjestra e kritikave nga qytetarët.

Kaq duket se ka mjaftuar dhe komentet në drejtim të tij nuk ishin aspak dashamirëse, madje disa 'masakruese' për presidentin duke i kujtuar sjelljet e tij, gjendje ku është vendi dhe sigurisht nuk mungojnë dhe ironitë si 'ndërro ilaçe' 'sillu si president', 'nuk ke djersitur fare pas 26 km vrap', 'ke ikur nga mendorja' apo ' plot 26 kilometra ia ke futur popullit këto 30 vite' etj.

Për më tepër lexoni vetë komentet në postimin e Ilir Metës.