TIRANE - Për tri ditë rresht nga data 24-26 maj, Shkolla Kombëtare Artistike “Jordan Misja” do të mirëpresë mbi 100 pianistë të vegjël e të rinj nga mosha 6-18 vjeç nga të gjitha shkollat muzikore në Tiranë, Prishtinë, Durrës e Shkodër, Elbasan e Pejë, Gjilan e Korçë etj., si dhe mësuesit dhe prindërit e tyre.
I programuar në fund të vitit shkollor me një program recitali ky festival përzgjedh arritjet më të mira të këtyre shkollave. Ata janë grupuar në 5 kategori sipas moshës.Tepër emocionues është ballafaqimi, 57 fëmijë të moshës 6-10 vjeç që hapin siparin e ditës së parë të këtij Festivali, një pjesë e të cilëve debutojnë për herë të parë në skenë.
Por plot emocion nuk janë vetëm pjesëmarrësit, prapa tyre qëndrojnë mësuesit që presin të shohin në skenë rezultatin e punës së tyre vjetore që krahasohet me atë të fëmijëve të shkollave të tjera dhe gjykohet nga një juri dashamirëse, por që ka një gjykim ‘asnjanës’.
Juria e përbërë nga profesorë të pianos të shkollave në Europë, në të vërtetë janë personalitete të shoqatës EPTA ose jo. Përveç çmimeve të Para, të Dyta e të Treta, sipas organizatorëve do të ketë dhe çmime për ekzekutimet më të mira për veprat e kompozitorëve të literaturës botërore pianistike 'Beethoven', ‘Chopin' e 'Liszt'.
Por në fazën e 2-të, në Koncertin e Finalistëve datë 26 maj në sallën 'Tefta Tashko' në MTKRS , Juria përcakton Çmimet 'Lola Gjoka', 'Carola Grindea', ' Cesk Zadeja' , 'Filippo Trevisan' si dhe 'Orkestra RTSH'.
Por përveç këtyre, Kryetarja e jurisë, përgjegjëse kryesore për marrëdhëniet ndërkombëtare për konservatorin e Triestes ofron dhe një bursë për Masterclass-in Ndërkombëtar 'Primavera pianistica ' për vitin 2014 që zhvillohet në kështjellën Ursel në Belgjikë çdo vit, për talentin më të formuar.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 24.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

pianistë në garën muzikore">