Pianistja me dy violinistë në skenë, Merita Rexha: Sallat e reja, i vetmi problem për të shijuar muzikën klasike

Pianistja Merita Rexha Tërshana së bashku me dy violinistët Dalibor Karvay dhe Lirza Zaloshnja ngjitën në skenën e Universitetit të Arteve koncertin recital me muzikë klasike. Para publikut ata sollën një program të larmishëm klasik me vepra të kompozitorëve të njohur të periudhës romantike, si Cesar Frank, J.Brams,D. Shostakoviç dhe P.Sarasate.

“U ndjeva shumë mirë, sepse ishte koncert shumë i bukur. Është shumë gjë e mirë, që unë të luaj muzikë dhome, aq më pak, me violinistë të mirë, sepse ne kemi nevojë për romantizëm, muzikë të bukur edhe mbrëmje intelektuale. Prandaj edhe unë e kam shijuar shumë” shprehet pianistja Merita Rexha Tërshana.

Ndërsa, violinisti sllovak Dalibor Karvay shprehet entuziast për bashkëpunimin, që kishte me artistët shqiptarë.

“Jam vërtet shumë i lumtur që isha këtu, kam takuar muzikantë shumë të mirë, siç janë maestro Kraja, Lirza Zaloshnja dhe Merita Tërshana. Sollëm në këtë mbrëmje disa nga emrat më të njohur të repertorit klasik. Shpresoj që të vij sërish”, tha Karvay.

Edhe për violinisten Lirza Zaloshnja, e cila ka qenë iniciatorja e këtij koncerti, emocionet janë të mëdha.

“Emocionet janë shumë të mëdha, sidomos kur bashkëpunon me artistë shumë të talentuar. Unë ndihem shumë e lumtur edhe me shumë fat që kam bashkëpunuar me ta. Ishte një bashkëpunim shumë i larmishëm brenda llojit të tij. Edhe pse kompozitorët i përkasin të gjithë periudhës romantike, solli romantizëm, lirizëm edhe ekspresion”, thotë Zaloshnja.

Rexha mendon se është bukur që të kalosh një mbrëmje me muzikë, por do të jetë edhe më mirë, kur të ketë salla të reja në qytet.

 “Për mendimin tim është i vetmi problem në qytet. Pas rikonstruksionit të sallës së akademisë, jam mëse e bindur që edhe publiku do t’i frekuentojë edhe më shumë këto aktivitete”, shton pianistja Tërshana.

Të tre instrumentistët ngjitën në skenë pjesët:– Frank sonatë violinë piano, Dalibor Karvay & Merita Rexha Tërshana.– J. Brahms sonatë për violinë-piano, Lirza Zaloshnja & Merita RexhaTërshana – D.Shostakovich 5 pjesë për dy violina dhe piano, Karvay & Zaloshnja & Tërshana P.Sarasate ” Navarra ” për dy violina dhe piano Karvay & Zaloshnja & Tërshana.

Korpusi qendror i Universitetit të Arteve do t’i shtrohet rikonstruksionit gjatë kësaj vere.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë