Mbrëmjen e fundit të janarit, qendra “Harabel”, bëhet mikëpritëse e artit pamor të dy vendeve fqinjë… Shqipërisë e Italisë.
“Kjo është një iniciativë shumë e rëndësishme për “Harabel” dhe Universitetin e Arteve”, shprehet Ajola Xoxa, themeluese e platformës “Harabel” dhe kuratore e ekspozitës.
Ekspozita “Piccolo Mare”, e mbajtur në bashkëpunim me Akademinë e Arteve të Bukura në Leçe, mirëpret vepra fituese të përzgjedhura nga konkursi i Çmimit Kombëtar të Arteve në edicionin e tij të 16-të në Itali, si dhe punë të studentëve të Universitetit të Arteve në Shqipëri.
“Rreth 500-600 studentë të arteve të bukura paraqesin punimet e tyre më të mira dhe nga ata përzgjidhen afro 15 fitues. Ishte ideja e organizatorëve për ta sjellë këtë ekspozitë në Tiranë, dhe më pas ne propozuam që të shtonim edhe studentë të Universitetit të Arteve në Tiranë”, shton Xoxa.
Nisma synon të rrisë shkëmbimin kulturor mes dy vendeve duke krijuar përmes artit pamor mënyra të reja bashkëpunimi dhe njohjeje reciproke të asaj që ndodh përtej detit.
“Natyrisht, hapja ndërkombëtare e kësaj ngjarje të artit, mendoj se është një moment i mirë reflektimi mbi ato që janë aspekte thelbësorë të edukimit, të prodhimit artistik dhe në mënyrë të veçantë të promovimit të artit”, shprehet Nunzio Fiore, drejtor i Akademisë së Arteve të Bukura në Lecce.
“Ne përgjatë këtyre ditëve po punojmë edhe mbi një marrëveshje për të ndërtuar një diplomë dypalëshe, që studentët të kenë mundësi të udhëtojnë në të dy krahët e Adriatikut”, thotë Artan Peqini, dekan i Fakultetit të Arteve të Bukura.
Ekspozita e shtrirë edhe në galerinë “Fab” do të qëndrojë e hapur deri në 14 shkurt.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2084
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hetimi pasuror i SPAK, Ajola Xoxa dhe Arbër Veliaj ankimojnë kontrollet e agjentëve të BKH-së
12 Dhjetor 2024, 14:22
-
Berisha tha se Ajola Xoxës iu gjetën 230 mijë euro te Qendra 'Harabel', reagon Veliaj: Hienë e xhindosur! Fundërrina e fundërrinave të kombit
10 Dhjetor 2024, 09:29
-
Kreshnik Spahiu: Pastroni politikën duke sekuestruar 10 telefonat e oligarkëve dhe jo 10 grave apo vjehrrave…
9 Dhjetor 2024, 16:22
-
SPAK i sekuestroi telefonin bashkëshortes, Veliaj: Hetimi pasuror i mirëpritur! S'bëj pjesë te kasta e vjetër politike që sulmon drejtësinë me çdo mjet
6 Dhjetor 2024, 20:40
-
SPAK sekuestron telefonin e bashkëshortes së kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj! Kontrolle tek galeria 'Harabel', por jo tek banesa
6 Dhjetor 2024, 11:22
-
Ekspozita e Salvador Dalisë, për herë të parë në Shqipëri. 100 ilustrime të “Komedisë hyjnore” të Alighierit
5 Dhjetor 2024, 11:53
-
Zgjedhjet në Universitete, emrat e rektorëve të rinj! Në 90% mungoi gara, kandidatë pa rivalë! Në Vlorë votohet me kutitë e PS
21 Qershor 2024, 12:33
-
‘Dashuritë e presidentit’ te ‘Eksperimentali’! Western Balkan Youth Orchestra tek ‘Artet’! Performancë e frymëzuar nga ‘Një mijë e një net’ në Vlorë!
9 Maj 2024, 11:40
-
Nisin sot në sheshin ‘Skënderbej’ Javët Kulturore! Tek ‘Eksperimentali’ rikthehet ‘Amerikani'! Ekspozita e Pllanas ‘Cut me to pieces’ e kuruar nga Ajola Xoxa te ‘NAAN’!
1 Maj 2024, 10:55
-
'Lamtumirë Ali Osekut, modelit të rrallë që nuk përsëritet'! Gazmend Leka: Nga të vetmit që vuajtën Spaçin dhe nuk u ankua asnjëherë!
3 Prill 2024, 16:57
-
Leonard Qylafi 'Përtej rrethit të konfuzionit'! Xoxa: Puna kërkimore në veprat e tij sjell frymë të re! Romano: Udhëtim në tri seri, nga propaganda te interneti
25 Janar 2024, 15:41
-
Tirana pret Festivalin Ndërkombëtar të Kërcimit Bashkëkohor nën drejtimin e koreografit me famë botërore, Preljocaj: Shfaqje dhe kurse kërcimi falas
22 Shtator 2023, 22:33