Pica me kërpudha
Përbërësit:
- Brumë pice i gatshëm
- 200 gr kërpudha porcini
- 300 gr mocarela
- 350 gr salcë domate
- Vaj ulliri
- Kripë, piper
Përgatitja:

Vendosim brumin e gatshëm të picës në një tavë ku kemi shtruar një letër pjekje. E lyejmë mirë brumin e picës me salcë domate të freskët dhe më pas vendosim kërpudhat porcini të prera në fetëza si dhe djathin mocarela. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e vendosim picën të piqet në furrë të nxehtë të parangorhur.
Komento
Komente

